Në studion e emisionit “Goca dhe Gra”, ka ndodhur një moment i paplanifikuar ku moderatorja Kiara Tito ka folur live me aktoren Olta Gixharin, dy ish banoret e ‘Big Brother VIP Albania’ të cilat nuk kanë patur një raport aq të mirë me njëra-tjetrën pas përfundimit të reality show-t.
Gjatë emisionit, Olta u përfshi përmes një telefonate, dhe sapo dëgjoi zërin e Kiarës, ajo reagoi me ngrohtësi drejt moderatores.
“Gëzohem që po flasim bashkë, edhe pse kaq larg. Unë po kaloj një periudhë të pakëndshme, por mirë jam,” – u shpreh Olta, duke treguar se, pavarësisht vështirësive, ruan pozitivitetin dhe forcën e saj.
Ndërkohë, Kiara e pyeti me kujdes se si po ndihej, pasi një ditë më parë u bë e ditur se Olta nuk ishte mire me shendet, pasi kishte kaluar një problem me syrin.
Olta nuk harroi të dërgonte edhe një përshëndetje për Lunën dhe per Luizin.
“Kiara, të përqafoj fort dhe ma puth Lunen. Meqë je, ma puth edhe Luizin,”- tha ajo me humor, duke bërë që studioja të shpërthente në të qeshura. Kiara e priti mire komentin, duke e shoqëruar me të qeshur.
Pas këtij dialogu të papritur, fansat kanë nisur të komentojnë në rrjet, duke e cilësuar si një moment pajtimi dhe respekti të ndërsjellë.







