MAGAZINË /

Magji të zezë ndaj Albës? Ja si përgjigjet Bia Khalifa

Pamjet shkaktuan habi mes konkurrentëve, ndërsa vetë Bia reagoi duke sqaruar se gjithçka kishte qenë thjesht një shaka dhe jo diçka serioze.

Shkruar nga Versus

Magji të zezë ndaj Albës? Ja si përgjigjet Bia Khalifa

Në spektaklin e së hënës u transmetua një klip ku shfaqeshin disa veprime të Bia Khalifës, të cilat u interpretuan nga banorët si rituale të magjisë së zezë të kryera jashtë mureve të shtëpisë.

Pamjet shkaktuan habi mes konkurrentëve, ndërsa vetë Bia reagoi duke sqaruar se gjithçka kishte qenë thjesht një shaka dhe jo diçka serioze.

“Ne si familje jemi shumë fetarë. Që e vogël jam rritur me besimin në Zot,” u shpreh ajo, duke shtuar se besimi ka një rëndësi të madhe për të dhe se bëhet fjalë për një keqkuptim.

Megjithatë, banorët e tjerë shprehën pakënaqësi, duke theksuar se nuk është hera e parë që Bia kryen veprime të tilla. Edhe Alba u shfaq e tronditur nga pamjet, pasi në momentin e regjistrimit ndodhej pranë shtratit të saj dhe dukej se situata e kishte shqetësuar.

 

 

Poll