MAGAZINË /

Makina që nuk e ke parë kurrë / Bentley prej druri shitet për gati 100 mijë dollarë?

Modeli unik, i ekspozuar aktualisht në Boca Raton, Florida, është punuar me dru, duke kërkuar mbi 3,000 orë pune.

Shkruar nga Versus

Makina që nuk e ke parë kurrë / Bentley prej druri shitet

Harrojeni kromin dhe motorët luksozë, një Bentley Continental GT krejtësisht prej druri po tërheq vëmendjen në Florida dhe ka gjithçka për të bërë bujë!

Kjo “bishë” artizanale në përmasa reale është ndërtuar me dorë nga fillimi deri në fund, duke kërkuar mbi 3,000 orë pune të detajuar. Ekspozuar në Boca Raton, modeli është më shumë një skulpturë me rrota sesa një makinë e zakonshme.

Çdo detaj i jashtëm dhe i brendshëm është rikrijuar me mjeshtëri të rrallë: grila, dritat, panelet, madje edhe sediljet janë të gjitha të gdhendura në dru. Edhe rrotat janë prej druri, ndërsa e vetmja pjesë që s’është prej tij janë boshtet metalikë dhe xhamat akrilikë.

Pesha? Rreth 907 kilogramë, shumë më pak se versioni origjinal – por mos u gëzoni shumë, sepse nuk ka motor dhe nuk është për vozitje. Por kush ka nevojë ta ngasë kur mund ta ekspozojë në shtëpi si vepër arti?

Dhe po – ky “Bentley” i pazakontë shitet në eBay për 98,900 dollarë, një çmim që rivalizon me një Continental GT të përdorur, por me një diferencë të madhe: ky është NJE DHE I VETEM!

Pavarësisht disa çarjeve të vogla në brendësi, kjo “super makine prej druri” mbetet një kryevepër për koleksionistët e pasionuar dhe ata që duan të bëjnë namin me diçka ndryshe në garazhin e tyre. / Versus

Poll