Rei Manaj shokoi stadiumin e Leskovacit me mijëra tifozë serbë kur shënoi golin në minutën shtesë të pjesës së dytë të ndeshjes.
Menjëherë pas golit, sulmuesi bëri shqiponjën me duar dhe u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa ky gjest ka nxitur shpërthimin e tifozëve serbë në fyerje e thirrje raciste.
Me thirrje skandaloze të tipit ''mbyte shqiptarin'', u mbyll pjesa e parë e ndeshjes, ndërsa stafi kuqezi e lojtarët festuan me shumë emocion. Versus.al







