Këngëtarja e mirënjohur Rozana Radi, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas fitores së Këngës Magjike dhe hyrjes në Big Brother VIP4, ku deri më tani është një ndër personazhet më të komentuar.
Prej vitesh, këngëtarja ka preferuar ta mbajë sa më intime jetën e saj private duke preferuar që të mos jetë pjesë e shtypit rozë, zgjedhje kjo e partnerit të saj me të cilin e ka kurorëzuar dashurinë edhe në një martesë sekrete.
Një fakt të tillë e ka thënë vetë këngëtarja gjatë një debati në “Big Brother”. Duke debatuar me Gjestin, Rozana ka shpërthyer duke i thënë “me mua s’guxon ti”.
Gjesti, i “shtyrë nga kureshtja”, ka pyetur këngëtaren se përse ai nuk mund të marrë një guxim të tillë, por Rozana i tha prerë se “Jam grua e martuar, nuk afrohesh dot fare tek unë”.
Kjo përgjigje e saj ka mjaftuar që në rrjet të zbulohen edhe detaje të reja lidhur me martesën e saj të fshehtë, pavarësisht se miqtë e afërt refuzojnë të zbulojnë nëse kanë qenë në dijeni të dasmës që ajo dhe partneri i saj kanë bërë pas lidhjes me shumë se 10 vjeçare. Ajo zbuloi edhe raste kur për shkak të artikujve të ndryshëm kanë pasur debate.
Por kush është Shpëtimi, partneri i artistes. Shpëtim Karakushi dhe Rozana, zyrtarizuan lidhjen disavjeçare me fejesë në vitin 2018. Rozana pohoi se i dashuri i saj punon në Prokurori, por nuk është prokuror.
Nuk zbuloi shumë të dhëna për marrëdhënien e saj, por një detaj të cilin Rozana e veçoi për të dashurin e saj me profesion oficer policie, tha se ai ka sens humori njësoj si i ati i saj”, shkruan Panorama.al. Shpesh herë ajo dhe Shpëtimi janë fotografuar së bashku në evente të ndryshme, duke zbuluar edhe imazhin e oficerit të Policisë Gjyqësore që i ka rrëmbyer zemrën.








