Dita e parë e garës prestigjioze të çiklizmit, “Giro d’Italia”, ka përfunduar me sukses. Gara nisi nga qyteti bregdetar i Durrësit në orën 13:10 dhe përfundoi në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, pas një rrugë prej 160 kilometrash.
Fituesi i kësaj etape të parë është Max Peretsen, i cili kaloi distancën nga Durrësi në Tiranë me shpejtësi të jashtëzakonshme.
“Giro d’Italia 2025” ka nisur tre ditët e para në Shqipëri dhe më pas do të vazhdojë drejt Romës. Pas përfundimit të etapës në Tiranë, gara do të zhvendoset në Durrës për etapat e ardhshme dhe më pas do të përfundojë në Vlorë.








