
Cristian Chivu, trajneri i Interit ka reaguar ashpër pasi ekipi që drejton u mposht me rezultatin 2-1 nga Atletico Madrid mbrëmjen e djeshme. Goli i pësuar në shtesë prishi ecurinë e zikaltërve që kishin katër fitore këtë edicion në fazën e ligës së kamionëve.
Kjo humbje vjen pas asaj kundër Milanit (0-1) në kampionat tre ditë më parë, ndaj te Interi e kanë bërë të qartë se nuk kanë arritur asnjë objektiv, ndaj ekipi duhet të reagojë.
"Është një humbje që na djeg të gjithëve, ka keqardhje. Kemi luajtur shumë mirë, kemi treguar në fushë intensitet dhe cilësi. Në zonë kishim lojtarët që mbrojnë mirë, por për fat të keq sërish kemi pësuar gol. Kjo skuadër duhet të dijë të reagojë, duhet të kuptojë që është e fortë"- shtoi më tej Chivu. Versus.al
