Fortlumturia e tij z. Anastasios u shtrua më 30 dhjetor në një spital të Tiranës. Asokohe dihej se ai ishte prekur nga një virus sezonal dhe shtrimi i tij në spital u gjykua i nevojshëm kryesisht për arsye parandaluese, duke pasur parasysh moshën (ka mbushur 95 vjeç) dhe shëndetin e rënduar.
Por sot ai ka paraqitur një përkeqësim të konsiderueshëm, virusi është shndërruar në infeksion, ndërsa sipas informacioneve ai ka përjetuar gjakderdhje në sistemin tretës. Kështu, u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë dhe në veçanti në Evangelismos, ku do të trajtohet në një pavion të thjeshtë dhe jo në Repartin e Mjekimit Intensiv, siç dihej fillimisht. Kryepeshkopi Anastas ishte shtruar në të njëjtin spital, në nëntor 2020, kur u infektua me koronavirus. Atëherë në krye ishte profesoresha Anastasia Kotanidou dhe kjo pritet të bëhet edhe tani. Megjithatë, situata e peshkopit është nën kontroll.







