Pas gjithë debateve mes tyre, Egli dhe Gjesti kanë pasur mundësinë që të sqarohen në një darkë me njëri-tjetrin ku kanë folur për shumë gjëra.
Teksa disa herë produksioni i tërhoqi vëmendjen Eglit për shkak se po përmendte gjëra që përbënin informacion nga jashtë, kjo e fundit, nuk u kursye të shprehej ndaj Gjestit duke i thënë se i mungonte të bënte shumë gjëra me të.
Pjesë nga biseda:
Egli Tako: Më ka marrë malli me gatu me ty, me qesh me ty, me fol deri vonë me ty.
Gjesti: A m’kishe puth?
Egli: Jo.
Gjesti: Mos me bo hajgare me ty, unë këtu brenda shkatërrohem.
Egli: Ke cituar emrin e një vajze. Këtij emri, i dedikove këngën për 14 shkurt, ti del dhe flet në kamerë dhe kërkon ndjesë për çdo veprim që ke bërë.
Gjesti: Unë ty të kërkoj falje prej shpirti, për lotët e tu. Kam pasur gabime, nuk e lash veten të pastër, për të gjitha ato që të kanë ndodhur prej meje, edhe pse unë kam një mendim tjetër, dhe nuk e kupton njeri, unë jam budalla. Unë jam i gatshëm, jam në faj, të kam lënduar, jam në faj. Versus.al








