Vajza e Bashkim Finos, Megi Fino, përmes një postimi në rrjete sociale ka kujtuar të atin i cili u nda nga jeta katër vite më parë.
Krahas fotos së të atit, Megi Fino ka shprehur mungesën e pranisë së tij në familje, ndërsa shton se e ka të atin ende forcë të madhe.
“Katër vite pa ty, por çdo ditë e ndjejmë praninë tënde. Si gjithmonë, je mbështetja dhe forca ime më e madhe. Na mungon pafund”, ka shkruar ajo krahas fotos.
Vajza e ish-kryeministrit ka publikuar edhe një shprehje të Ben Blushit për Bashkim Finon.
“Me Bashkimin çdo fitore ishte e sigurt dhe çdo humbje ishte një fitore, qoftë ajo një domino, një ndeshje apo një palë zgjedhje kombëtare.”








