MAGAZINË /

Më në fund Ronaldo fiton titullin në Arabinë Saudite, portugezi shënon 2 gola në trifumin e Al Nassr

Shkruar nga Versus

Më në fund Ronaldo fiton titullin në Arabinë Saudite,

Legjenda portugeze, Cristiano Ronaldo e ka festuar më në fund titullin e shumëpritur, pra të kampionit në Arabinë Suadite.

Al Nassr është zyrtarisht kampioni më i ri në Arabinë Saudite pas një fitore 4-1 ndaj Damac, në xhiron e fundit të kampionatit.  Sadio Mane e hapi serinë e golave pas një asistimi të Joao Felix, ndërsa Kingslay Coman u përkujdes për golin e dytë.

Sidoqoftë, Damac shqetësoi vendasit kur Sylla realizoi nga pika e bardhë. Megjithatë, për dallim nga sfida me Al Hilal, Cristiano Ronaldo u përkujdes të mos ketë befasi.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë shënoi dy gola të bukur për ta kompletuar triumfin prej 4-1.

Ky është trofeu i parë për Ronaldon në Arabinë Saudite, kurse pas një muaji do ta kërkojë Kupën e Botës me Portugalinë. Versus.al

Poll