Marrëdhëniet mes aktorëve të humorit Albano Bogdo dhe Julian Deda duket se nuk janë më ato të mëparshmet. Kjo duket edhe në një reagim që ky i fundit ka vendosur të bëjë në rrjetet sociale ndaj ish-kolegut të tij Albanos duke e kritikuar për fjalorin e përdorur gjatë intervistave të tij të ndryshme televizive.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Juli thotë se i vjen keq që Albano ka përfunduar në këtë gjendje dhe e këshilloi që të rezervohet në fjalorin që përdor në televizion.
"Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, që kam bërë humor. Me thënë të vërtetën më ka ardhur keq që e kam parë në atë derexhe fjalori, jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes.
Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj them që duhet të kemi shumë kujdes. Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse, arsyet pse është në këtë derexhe.
Ti vëlla nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion, ka etikë, aq më tepër orari kur transmetohet”, tha ai. Versus.al








