MAGAZINË /

"Mendova se ishte i çmendur", ish-lojtari i Juventusit rrëfen ngjarjen me Ronaldon

Shkruar nga Versus

"Mendova se ishte i çmendur", ish-lojtari i Juventusit

Cristiano Ronaldo mbetet një nga modelet më të mëdha të profesionalizmit në futbollin modern, dhe këtë e dëshmon më së miri një rrëfim i ish-shokut të tij të skuadrës, Blaise Matuidi.

Në një intervistë për të përditshmen italiane Tuttosport, ish-mesfushori i Francës tregoi një ngjarje të veçantë që lidhet me përkushtimin e jashtëzakonshëm të Ronaldos.

“Cristiano ishte një profesionist mbresëlënës, i fiksuar pas punës. Një herë, pas një ndeshjeje të Serie A, u kthyem në shtëpi rreth orës 2 të mëngjesit. Të gjithë ishim të rraskapitur, por ai shkoi te Benatia dhe e bindi të shkonin së bashku në palestër për një seancë rigjenerimi. Mendova se ishte i çmendur”, deklaroi Matuidi me admirim.

Ronaldo dhe Matuidi ishin shokë skuadre për dy sezone te Juventusi, me të cilin fituan dy tituj kampionë të Italisë. Matuidi u tërhoq nga futbolli në dhjetor të vitit 2022, ndërsa Ronaldo vazhdon të luajë në nivele të larta.

“Cristiano nuk qëndronte kurrë në vend. Ai gjithmonë kërkonte më shumë nga vetja. Ky është sekreti i suksesit të tij dhe arsyeja pse ende bën diferencën në fushë”, shtoi Matuidi.

Pas 143 ndeshjesh dhe 101 golash me fanellën e Juventusit, Ronaldo u largua në vitin 2021 për t’u rikthyer te Manchester United, ndërsa një vit më vonë kaloi te Al-Nassr në Arabinë Saudite. Ai ka zgjatur së fundmi kontratën me klubin deri në vitin 2027, duke dëshmuar se karriera e tij është larg fundit.Versus.al

 

Poll