
Lara Colturi skiatorja italo-shqiptare ka kërkuar zyrtarisht që të largohet nga Shqipëria për shkak të mungesës së fondve.
Për momentin Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk e ka dhënë miratimin, mirëpo kërkesa e 18-vjeçares ka kohë deri më 1 maj për t'u shqyrtuar.
Do jetë fillimi i muajti që vjen ai që do vendos fatin e Colturit, e cila në Kupën e Botës që lamë pas ia doli të siguronte tre herë podiumin dhe të ngrinte flamurin kuqezi, duke u renditur në pozicionin e 7-të në tabelën finale.
Sipas burimve për media kërkesa është bërë para përfundimit të Kupës së Botës dhe Colturi kërkon të përfaqësojë Italinë në Olimpiadën Dimërore të Milano-Cortinës në vitin 2026./Versus.al








