
Gerd Vaso duket se i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Lidhja e tyre shumë vjeçare e dashurisë, e cila nisi në bankat e shkollës, u kurorëzua me martesë dhe fryt i marrëdhënies është djali i tyre Roan, i cili tani është 16-vjeç.
Por, fatkeqësisht marrëdhënia që nga larg dukej e mrekullueshme, duket se ka përfunduar.
Sipas fjalëve që qarkullojnë ‘lart e poshtë’, një ndër arsyet kryesore kanë qenë tradhtitë e shumta të balerinit, shkruan Pamfleti.
Teksa Enada përpiqej të shpëtonte martesën, Gerdi dukej se nuk po ndihej më rehat në lidhjen tashmë të konsumuar.
Detaji që përforcon informacionin është dhe fakti që çifti nuk e ndjekin njëri tjetrin në Instagram, madje thuhet se ata nuk jetojnë më bashkë, por tashmë kanë adresa të ndryshme banimi.