MAGAZINË /

Mesdita rikthen reshjet e shiut, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 22 maj.

Shkruar nga Versus

Mesdita rikthen reshjet e shiut, si parashikohet të jetë moti për
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdite me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 17 m/s. Versus.al

Poll