
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo monopolizuan elitën e futbollit botëror për shumë vite, duke shkëlqyer me Barcelonën dhe Real Madridin për pesëmbëdhjetë vjet, secili duke krijuar legjendën e vet.
Magjistari argjentinas pati mundësinë të fliste për këtë "përballje" me CR7, në faqen e internetit të " Topit të Artë ". Messi ia hodhi kapelen Cristianos dhe vlerësoi karrierën e tij të jashtëzakonshme në futbollin evropian, duke thënë: "Ishte një betejë në një kontekst konkurrues, shumë e bukur, të dy lulëzuam në konkurrencë, jemi shumë konkurrues dhe donim t'i merrnim të gjitha."
"Ishte një epokë e artë për ne, për futbollin dhe për tifozët e këtij sporti. Ne të dy meritojmë urime që qëndruam në një nivel të lartë për kaq gjatë. Sepse siç thonë, është e lehtë të arrish në majë, por është e vështirë të qëndrosh atje. Ne ia dolëm ta bënim këtë për rreth 10-15 vjet. Ishte magjike dhe do të mbetet një kujtim i bukur përgjithmonë."
8️⃣???? for Messi & 5️⃣???? for Ronaldo.
— Ballon d'Or (@ballondor) May 17, 2025
Messi reflects on his immense rivalry with Ronaldo for the Ballon d'Or. Between 2008 and 2023, they won the trophy 13 times! What is your favourite memory of the battle between the two most successful Ballon d'Or winners?#ballondor pic.twitter.com/9CVkK1pqwn
Të dy kanë shënuar mbi 1,300 gola dhe kanë fituar 70 trofe, duke lënë pas një trashëgimi që nuk do të tejkalohet kurrë. /Versus.al







