
Milaim Zeka ka vendosur të flasë hapur, pa filtra dhe pa dorashka, në një intervistë për rubrikën “Koment për Koment” në Prive. Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova ka ndarë prapaskena të forta nga sezoni i kaluar, duke hedhur dritë mbi tensionet që, sipas tij, nuk u panë kurrë në ekran.
Deklarata më tronditëse? Ajo që lidhet me marrëdhënien e tij të acaruara me aktoren Olta Gixhari, e cila edhe këtë vit është rikthyer si opinioniste, ndërsa Milaimi e ndjek spektaklin nga shtëpia.
Zeka pretendon se Olta ka tentuar të përdorë ndikimin e saj kundër tij, madje në mënyrë drastike.
“Jam i shokuar, më kërcënoi. Ajo donte të ma ndalonte Shqipërinë,” – ka thënë ai, duke nënvizuar se konfliktet mes tyre kishin kaluar shumë përtej kufijve profesionalë që publiku shihte në prime.

Gazetari nuk u ndal me kaq, por ngriti edhe një pikëpamje të fortë mbi standardet e dyfishta gjinore në reagimet publike:
“Po të ishte mashkull do bëhej skandali më i madh në historinë e Big-ut.”
E vërteta është se përplasjet mes Milaimit dhe Oltës ishin të dukshme gjatë spektaklit, ku tensioni shpesh shpërthente live. Por përtej kamerave, sipas Zekës, situata paskësh qenë shumë më e nxehtë se ç’është transmetuar.
A do të ketë një reagim nga Olta pas këtyre akuzave?
Publiku pret… dhe kjo histori sapo ka hyrë në episodin e saj më të zhurmshëm.
