MAGAZINË /

Miri i jep fund thashethemeve për një 'krisje' në çift, publikon FOTO teksa puthet me bashkëshorten

Shkruar nga Versus
Miri i jep fund thashethemeve për një 'krisje' në
Armir Shahini me bashkëshorten e tij, Rebeka

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Miri (Armir Shahini), është rikthyer pranë familjes së tij, duke i dhënë fund spekulimeve për një krisje në marrëdhënien me bashkëshorten.

Ai ka ndarë në Instagram momente nga takimi emocionues me vajzën, ndërsa në video shihet edhe bashkëshortja e tij, Rabea.

Pamjet tregojnë një raport të ngrohtë mes çiftit, të cilët shfaqen të afërt dhe shkëmbejnë edhe një puthje, duke hedhur poshtë çdo dyshim për probleme mes tyre.

Miri i jep fund thashethemeve për një 'krisje' në

Edhe Rabea ka reaguar në rrjetet sociale, duke publikuar një foto pranë Mirit, ku të dy duken të qeshur dhe të qetë, e shoqëruar me një mesazh të thjeshtë dhe një emoji zemre.

Ribashkimi vjen pak ditë pasi Miri sqaroi publikisht se mungesa e bashkëshortes gjatë finales kishte të bënte vetëm me angazhimet e saj në Gjermani dhe jo me ndonjë konflikt në çift./Versus.al

Miri i jep fund thashethemeve për një 'krisje' në

 

Poll