
Raporti i Mirit me bashkëshorten e tij ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, për shkak të dinamikave që ai po krijon brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.
Sjellja e tij, afrimiteti me Selin dhe mënyra se si sillet në lojë, kanë ngritur dyshime si te banorët, ashtu edhe te publiku jashtë, të cilët janë të bindur se mes dyshes mund të ketë diçka më shumë se thjesht miqësi. Megjithatë, si Miri ashtu edhe Seli kanë mohuar vazhdimisht se mes tyre ka ndjenja romantike.
Sot, gjatë një bisede me Artanin, Miri ka vendosur të flasë më hapur për jetën e tij personale, duke zbuluar detaje nga komunikimi që ka pasur me bashkëshorten para se të hynte në reality show.
Ai ka treguar se e shoqja e tij është gjermane dhe se përpara se të merrte vendimin për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP 5”, ka pasur një diskutim të sinqertë me të, duke i bërë disa pyetje të rëndësishme dhe duke kërkuar mirëkuptimin e saj për këtë hap.
Miri: Unë e kam bashkëshorten gjemane
Miri: Nuk po ta them ty. Tani, unë kam bërë një pyetësor dhe te pyetja dy, nuk shkova në fund se nuk kisha nevojë, i thashë ‘unë do të hy atje, por ta kesh parasysh se ça mund të ndodhë atje’. Je dakord i thashë, e di ç’më tha ‘më plasi’. Tani do të hy thashë unë.

