Nëna e Inës ka zgjedhur të bëjë një hap të veçantë këtë të diel, duke dërguar një letër emocionuese në emisionin “Fan Club”, e cila u lexua nga moderatorja Kiara Tito.
Në mesazhin e saj, ajo thekson se nuk ka nevojë për fjalë të larta, sepse mjafton zemra. Sipas saj, vajza e saj është aty brenda shtëpisë së lojës ashtu siç e ka rritur: e vërtetë, me gabime, me ndjenja, me forcë dhe dobësi.

“Vajza ime është aty siç e kam rritur, jo perfekte, por njerëzore. Për mua kjo ka qenë gjithmonë mjaft,” shkruan nëna e saj.
Ajo gjithashtu i bën thirrje publikut që të tregojë kujdes me fjalët, duke kujtuar se pas çdo banori fshihet një familje që ndjen, pret dhe lutet.
“Pas vajzës sime jam unë, një nënë që mëson se mirësia, durimi dhe karakteri nuk humbasin kurrë, edhe kur sprovohen. Faleminderit kujtdo që e sheh me zemër të hapur dhe e kupton se kjo është një lojë, por njerëzit brenda saj janë të vërtetë,” përfundon ajo. / VERSUS

