Një tjetër përplasje ka ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Këtë here një debat i ashpër, i cili ka degraduar deri në ofendime ka ndodhur mes G Banit dhe Aldos. Duke kaluar kufijtë e debatit, G Bani ka reaguar në mënyrë impulsive ndaj veprime të Aldos.
Gjithçka nisi kur G Bani I kërkoi Aldos të mos e prekte dhe duke shprehur irritim ndaj komplimenteve të tij. Në një moment të acaruar, këngëtari përdori tone të ashpra dhe gjuhë ofenduese, duke i thënë: “O morr, mos më prek mua, nuk dua asnjë kompliment nga ti. Herës tjetër mos më prekë. Mos e bë më atë gabimin, mu mos më prekë më. O homo, je homo, të intereson bukuria ime. Deklaroje hapur që je homoseksual”.
Nga ana tjetër, Aldo reagoi me një koment të shkurtër, duke e quajtur këngëtarin bipolar, ndërsa situata vazhdoi të përshkallëzohej. “Ti je bipolar,” iu Aldo duke vijuar të tensionojë edhe më shumë situatën.
Mbetet të shihet nëse “Vëllai I Madh” do të ndërmarrë një masë për konkurrentët. /Versus.al/








