Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ishte e ftuar në emisionin veror “Pushime on Top”, ku ndau me publikun disa momente personale nga jeta e saj me Luiz Ejllin. Ajo foli me sinqeritet dhe humor për përditshmërinë, stilin në të veshur dhe periudhën e shtatzënisë.
E pyetur për veshjen, Kiara tregoi se Luizi shpesh e “kritikon” për zgjedhjet e saj, sidomos kur ajo vishet shkurt. “Më thotë: mos vish shumë të shkurta. Por unë s’e dëgjoj gjithmonë”, u shpreh ajo me të qeshur, duke shtuar se megjithatë ai e vlerëson stilin e saj dhe shpesh ndikojnë tek njëri-tjetri në stilin e të veshurës. “Tani më ndërhyn më pak, sepse e ka fituar stilin”, tha ajo.
Kiara foli edhe për shtatzëninë, duke zbuluar një detaj interesant: “Gjatë shtatzënisë vishja bluzat e Luizit, sepse ai i ka XL”, tregoi ajo me buzëqeshje.
Në fund, ajo u shpreh se jeta e saj tani është më e qetë dhe e thjeshtë: “Vishem me pizhame dhe fle herët. Jam bërë një grua shumë e mërzitshme,” tha me ironi, duke reflektuar thjeshtësinë dhe natyrshmërinë që e karakterizon edhe jashtë kamerave.







