MAGAZINË /

Mot i paqëndrueshëm dhe reshje shiu me intensitet të lartë, parashikimi për javën në vazhdim

Parashikimi i motit nga e hëna në të premten.

Shkruar nga Versus

Mot i paqëndrueshëm dhe reshje shiu me intensitet të lartë,

Për javën që presim, vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, ditët e Hënë e Enjte e pjesërisht e Martë moti peritet të jetë me kthjellime e alternime vranësirash, ku ditën e Martë në pjesën e dytë të ditës mot me kthjellime e vranësira në shtim.

E Mërkurë e Premte mot i vranët e intervale kthjellimesh të herëpashershme. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonat veriperëndimore e jugperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e hera –herës të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në lartësitë mbi 1000-1200m reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe me intensitet deri mesatar.
Era pritet të jetë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës era fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Versus.al

Mot i paqëndrueshëm dhe reshje shiu me intensitet të lartë,

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: