MAGAZINË /

Mot i paqëndrueshëm me rrebeshe shiu afatshkurtra, ja ku do shënohen temperaturat më të larta

Parashikimi i motit, 25 prill.

Shkruar nga Versus

Mot i paqëndrueshëm me rrebeshe shiu afatshkurtra, ja ku do

Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë gjithë paradites, ku në zonat Veriore dhe verilindore do të krijohen mundësi për reshje të pakta shiu.

Gjatë orëve të pasdites, vranësirat e dendura do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu, ku më të dukshme priten në gjysmën Lindore te Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohen dallgë 1 ballë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: