Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë gjithë paradites, ku në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër do të krijohen mundësi për reshje të pakta shiu.
Gjatë orëve të pasdites vranësirat e dendura do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit ku në skajin verior dhe verilindor do të ketë rrebeshe të izoluara shiu. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në zonat malore deri në 26°C vlera maksimale që do të shënohet në zonat bregdetare.
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 – 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë. Versus.al








