Pas ndeshjes së vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, ku Shqipëria barazoi 0-0 ndaj Serbisë, ish-kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, ka shfaqur zhgënjimin e tij në rrjetet sociale.
“Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht, jo thjesht për të mos humbur. Faleminderit. Natën e mirë,” shkruan Mavraj, duke nxjerrë në pah dëshirën për një rezultat më të mirë nga kuqezinjtë.
Mavraj, që ka luajtur 50 ndeshje me fanellën e Kombëtares shqiptare dhe ka shënuar tre gola, thekson rëndësinë e ambicies në përballjet e tilla të rëndësishme për fatin e kualifikimeve.
Ndeshja e djeshme në stadiumin përballë Serbisë mbeti në barazim pa gola, duke lënë ende hapur garën për kualifikim në Botërorin 2026.







