MAGAZINË /

Ndezi skenën dhe zemrat e shqiptarëve, ja cila është surpriza e radhës për publikun nga Shkodra Elektronike

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca prezantojnë tre këngë të reja, përfshirë edhe “Zjerm”

Shkruar nga Versus

Ndezi skenën dhe zemrat e shqiptarëve, ja cila është

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca prezantojnë tre këngë të reja, përfshirë edhe “Zjerm”

Ata nuk e fituan vendin e parë, por fituan diçka më të rëndësishme: dashurinë e publikut. “Shkodra Elektronike” zuri vendin e tetë në Eurovisionin alternativ në Bazel të Zvicrës, por performanca e tyre elektrizuese nuk kaloi pa lënë gjurmë — skena mori zjarr dhe publiku u ngrit në këmbë.

Dyshja energjike, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, ishin të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ku ndanë emocionet, rrugëtimin artistik dhe EP-në e tyre më të fundit: “Shndrit”, një mini-album me tri këngë të reja, ku spikat edhe “Zjerm”, kënga që po shpërndahet gjithnjë e më shumë në rrjet.

“Jam shumë e lumtur që arritëm të realizonim disa këngë të reja,” tha Beatriçe me emocion. Kolë Laca shtoi se grupi është duke punuar edhe për videoklipe: “I kemi bërë xhirimet, do të vijnë së shpejti.”

Fjala “Shndrit” nuk është zgjedhur rastësisht – është kthyer në një emblemë të stilit të grupit: një përzierje e ndjeshme mes elektronikës moderne dhe shpirtit të thellë shkodran. Ata nuk thjesht sjellin muzikë, por një përvojë. Dhe ajo përvojë — shndrit. Versus.al

Poll