
Besmir Limani, tifozi i njohur për pikturën e flamurit kuq e zi në fytyrë, ka publikuar një video ku u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen për të mbështetur Kombëtaren në ndeshjen e sotme përballë Serbisë.
Ai shprehet se edhe shqiptarë nga Preveza janë nisur drejt Tiranës në mbështetje të ekipit kuqezi në këtë ndeshje kaq të rëndësishme.
“Shqiponja nis fluturimin e saj nga perla e jugut të Shqipërisë. Më vonë drejt Vlorës heroike, kurse në darkë do të aderojmë të gjithë së bashku në kryeqytetin e shqiptarëve në Tiranë, për t’u dhënë përkrahje djemve kuq e zi. Sot më lajmëruan dy shqiptarë nga Preveza që do të nisen për të ardhur në stadium”- ka thënë ai në videon e publikuar në rrjete. Versus.al







