Live Updates /

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e kontrolle të rrepta për tifozët! Mediat serbe: "Po na provokojnë..."

*Sonte në orën 20:45, Shqipëria përballet me Serbinë në një nga ndeshjet më të nxehta të kualifikueseve për Botërorin 2026, në “Arenën Kombëtare” të Tiranës. *Kryeqyteti është blinduar me mbi 2,000 efektivë policie, përfshirë Antiterrorin dhe RENEA-n, ndërsa rrugët kryesore pranë stadiumit janë bllokuar që nga ora 15:00 për të parandaluar incidente. *Atmosfera është elektrizuese, me tifozët kuqezi që mbushin rrugët e kryeqytetit dhe shpërndajnë mesazhe të forta patriotike pranë Piramidës, simbol i krenarisë shqiptare. *Por tensionet nuk mungojnë: disa tifozë djegin flamurin serb, ndërsa mediat serbe reagojnë me akuzën e “provokimit të turpshëm” për shkak të flamurit të Serbisë në stadium, që është vendosur në madhësi shumë më të vogël. *Trajneri Sylvinho ka surprizuar me formacionin.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Sonte në orën 20:45, Shqipëria përballet me Serbinë në një nga ndeshjet më të nxehta të kualifikueseve për Botërorin 2026, në “Arenën Kombëtare” të Tiranës. *Kryeqyteti është blinduar me mbi 2,000 efektivë policie, përfshirë Antiterrorin dhe RENEA-n, ndërsa rrugët kryesore pranë stadiumit janë bllokuar që nga ora 15:00 për të parandaluar incidente. *Atmosfera është elektrizuese, me tifozët kuqezi që mbushin rrugët e kryeqytetit dhe shpërndajnë mesazhe të forta patriotike pranë Piramidës, simbol i krenarisë shqiptare. *Por tensionet nuk mungojnë: disa tifozë djegin flamurin serb, ndërsa mediat serbe reagojnë me akuzën e “provokimit të turpshëm” për shkak të flamurit të Serbisë në stadium, që është vendosur në madhësi shumë më të vogël. *Trajneri Sylvinho ka surprizuar me formacionin.

17 Postime
1 ORE ME PARE

VIDEO / Tifozët djegin flamurin serb edhe para Kryeministrisë, çmenden mediat serbe

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e

Tifozët e mbetur jashtë shkallëve të stadiumit "Air Albania" nuk ndalojnë!

Një tjetër flamur i Serbisë është djegur nga kuqezinjtë që kanë mbushur rrugët e Tiranës.

Video ka bërë brenda pak kohësh xhiron e rrjetit, duke përfunduar dhe në faqet e mediave serbe. 


 

1 ORE ME PARE

TKZ: Na hiqni biletat, na vini përpara policinë, s’e vrisni dot zemrën që rreh për Shqipërinë

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e
Banderola e tifozëve

Grupi më i zjarrtë i tifozëve të Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi, ka reaguar me forcë përjashtimit të tyre nga stadiumi për ndeshjen Shqipëri-Serbi, përmes një mesazhi të qartë dhe simbolik:

“Na hiqni biletat, na vini përpara policinë – s’e vrisni dot zemrën që rreh për Shqipërinë”.

Ky ishte teksti i banderolës që TKZ shpalosi përpara ndeshjes, duke sfiduar hapur Federatën Shqiptare të Futbollit dhe vendimin për t’i mbajtur jashtë stadiumit për shkak të përplasjes së fundit mes dy palëve.

Edhe pse të përjashtuar nga Arena Kombëtare, tifozët kuqezi nuk do të heshtin. Ata kanë zgjedhur të mblidhen te Lulishte “Vëllezërit Frashëri”, përballë Piramidës, ku kanë vendosur një ekran gjigant për të ndjekur ndeshjen dhe për të dhënë mbështetjen e tyre.

Pak minuta para fillimit të sfidës, TKZ shpalosi një tjetër banderolë — këtë herë mbi Piramidë — me portretin e Elez Isufit dhe mesazhin tronditës:

“Hasmi i vjetër nuk bahet mik i ri.”

Një deklaratë e qartë, me tone të forta historike dhe emocionale, që përçon zemërimin e një grupi që prej vitesh e ka kthyer pasionin për Kombëtaren në një betejë për dinjitet. Versus.al

1 ORE ME PARE

Mediat serbe vijojnë provokimet: Kujtojnë "Betejën e Kosovës" para ndeshjes në Tiranë: Futbollistët serbë si Millosh Obiliq

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e

Mediat serbe vijone të "karikojnë" tifozët e tyre me shkrime nacionaliste antishqiptare para përballjes Shqipëri-Serbi. Blic.rs ka publikuar sot një shkrim ku jehonë i bën betejës së Kosovës në 1389 dhe fjalisë “Si të jemi nesër, ashtu do të mbetemi përjetë”. Më poshtë shkrimi i plotë: 

SHKRIMI 

Serbia nis ciklin kualifikues tre muaj më vonë se Shqipëria. Në mars, ne e qetësuam Austrinë në ndeshjen e “play-out”-it për mbijetesë në Ligën A të Ligës së Kombeve, ndërsa skuadra e Silvinjos humbi siç pritej ndaj Anglisë dhe më pas mposhti Andorrën – gjë që do të thotë se një fitore (ose barazim) në Tiranë për ne do të kishte vlerën e artë.

Për disa duket herët, por kur sheh ekipet si Letonia e Andorra, dhe faktin që Anglia është superiore në grup, është e qartë që përplasjet mes Serbisë dhe Shqipërisë do të vendosin të paktën për vendin që çon në "play-off" për Kupën e Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Pikërisht për këtë arsye, ndeshja në Tiranë mund të përcaktojë rrugën drejt Botërorit – veçanërisht për Serbinë, e cila me një fitore do të mund të mendonte seriozisht për kalimin nga grupi K. Më saktë, ajo që do të ndodhë në fushën e “Air Albania” do të ndikojë jo vetëm në shanset tona për të udhëtuar drejt Amerikës, por edhe do të mbetet në kujtesë për dekada si një ndeshje ku “Shqiponjat” e Piksit dhanë provën e madhe në zemër të Shqipërisë.

Ndoshta motivimi më i madh për lojtarët tanë vjen nga skena e famshme e filmit “Beteja e Kosovës”, ku aktori i ndjerë, mjeshtri Žarko Laušević, në rolin e Millosh Obiliqit, thotë fjalinë e paharrueshme gjatë darkës së princit:

“Si të jemi nesër, ashtu do të mbetemi përjetë”, – tha ai me zë të lartë para të gjithëve. Dhe një ditë më pas, u pa qartë se kush çfarë bëri atë Vidovdan të vitit 1389, për të cilin flitet ende sot. Dhe jo vetëm që flitet...

Është e qartë që futbolli nuk është çështje jete a vdekjeje siç është lufta për mbijetesë në tokën tënde, por pikërisht në Shqipëri mund të vendoset fati i kësaj gjenerate futbollistësh të Serbisë.

Tre pikët do të ishin edhe më të ëmbla sepse do të na afronin dukshëm me kualifikimin mes 48 kombëtareve më të mira të botës, dhe kjo qysh në ndeshjen e parë – një sukses që do të ishte motivues për gjithë fazën kualifikuese...

Por siç thotë një shprehje: "Së pari kërcë, pastaj thuaj hop."

Dhe djemtë tanë kanë ardhur në Tiranë për një gjë të vetme – ashtu siç e thanë qartë selektori Stojković dhe golashënuesi më i mirë Aleksandar Mitrović.

1 ORE ME PARE

Ethet e ndeshjes Shqipëri-Serbi, Silvinjo befason me formacionin

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje kyçe të Grupit K për kualifikimet në Botërorin 2026. Jo vetëm një sfidë sportive, por edhe me ngarkesë emocionale dhe historike, duke rikthyer kujtime të asaj ndeshjeje famëkeqe në Beograd 11 vite më parë.

Pas humbjes ndaj Anglisë dhe fitores ndaj Andorrës në dy ndeshjet e para, kuqezinjtë kërkojnë një rezultat pozitiv ndaj serbëve, që do t’i mbante në garë për vendin e dytë, dhe më pas në play-off.

Trajneri Sylvinho ka surprizuar me vendimet e tij taktike: ktheu Hysajn në formacion dhe hoqi Asanin, duke sjellë një sulm më të pazakontë dhe një qasje të re për sfidën që nis në “Air Albania” në orën 20:45.

Nga ana tjetër, Serbia luan ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues, pasi u angazhua në mars në play-off të Ligës së Kombeve. Formacioni zyrtar i Serbisë: 

SERBIA: Petrovic, Pavlovic, Milenkovic, Erakovic, Lukic, Maksimovic, Zivkovic, Terzic, Samardzic, Mitrovic, Vlahovic.

Ndeshja pritet të jetë një duel i fortë, ku emocioni dhe rivaliteti historik do të ngjallin tension dhe pasion në çdo centimetër të fushës. Versus.al

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e

2 ORE ME PARE

Ndizet Tirana! Tifozët banderolë gjigante te Piramida: Hasmi i vjetër s’bëhet mik (VIDEO)

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e
Banderola te Piramida

Qyteti po ndizet! Disa orë para ndeshjes që pret Shqipëria ndaj Serbisë, tifozët kuqezi kanë mbushur rrugët e kryeqytetit dhe kanë organizuar një grumbullim madhështor pranë Piramidës — një vend simbolik për shumë shqiptarë.

Me banderola të mëdha kuqezi, thirrje patriotike dhe këngë që rezonojnë në zemrat e të gjithë atyre që duan fitoren, atmosfera është bërë e papërshkrueshme. “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri” dëgjohet në çdo kënd, ndërsa tifozët përgatiten për sfidën e madhe në “Arenën Kombëtare”.

Piramida sot nuk është vetëm një monument, por skena ku shqiptari po jep një mesazh të fortë për unitet dhe krenari përpara përballjes me Serbinë. Versus.al

2 ORE ME PARE

Nxehet situata pak para ndeshjes Shqipëri-Serbi në “Air Albania”! Tifozët kuqezi djegin flamurin serb (VIDEO)

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e
Tifozët duke përdhosur flamurin serb

Pak orë para ndeshjes mes kombëtares shqiptare dhe Serbisë, situata në kryeqytet po merr ‘ngjyrë’ tensioni. Simbolet kuqezi kanë pushtuar rrugët e Tiranës, ndërsa tifozët shqiptarë kanë nisur të grumbullohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të përgatitur mbështetjen e tyre para sfidës që fillon në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Megjithëse situata në përgjithësi është relativisht e qetë, disa episode sporadike tensioni nuk ka munguar. Një grup tifozësh kuqezi ka djegur flamurin serb duke sharë me fjalë banale.

Në këtë sfidë kualifikuese për Kupën e Botës 2026, nuk mungojnë edhe polemikat në radhët e tifozërisë shqiptare. Disa tifo-grupe janë shprehur kundër Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) lidhur me mënyrën e shitjes së biletave, duke shtuar kështu tensionin përpara ndeshjes.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë pritet të jetë një nga më të ndjekurat dhe më të nxehtat në historinë e përballjeve mes këtyre dy kombëtareve. Versus.al

VIDEO e plotë:

 

 

3 ORE ME PARE

Mediat serbe: "Provokacija" e turpshme nga shqiptarët: Flamuri serb në miniaturë në stadiumin e Tiranës!

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e

Mediat serbe kanë reaguar në "kor" ndaj flamurit të vendit të tyre të vendosur në Air Albania, duke e cilësuar madhësinë e tij si një provokim të hapur para ndeshjes së dy kombëtareve. Ja çfarë shkruajnë disa nga këto media...

 Blic

"Futbollistët shqiptarë dhe serbë do të takohen në orën 20:45 në Grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës, në një ndeshje që prej kohësh është cilësuar si një duel me rrezik të lartë. Para fillimit të saj, vendasit u përpoqën në mënyrë të turpshme të provokonin ekipin tonë. Ndeshja e raundit të tretë të Grupit K do të luhet në Tiranë, duke filluar nga ora 20:45, në stadiumin më të madh të vendit. Përpara ndeshjes Shqipëri- Serbi , u shfaq një video që tregonte organizatorët duke ngritur flamurin tonë - ndoshta më të voglin e mundshëm." 

Kurir

DASËM EPIKE SHQIPTARËSH QË PARA SE TË FILLOJË NDESHJA! Shikoni flamurin serb që varën në stadiumin e Tiranës! TURP I MADH! 

Organizatorët e ndeshjes midis Shqipërisë dhe Serbisë padyshim menduan se kjo ishte një ide interesante. Futbollistët e Shqipërisë dhe Serbisë do të luajnë një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Tiranë të shtunën nga ora 20:45, dhe Tirana është tashmë në gjendje rrethimi përpara kësaj ndeshjeje.

Edhe para fillimit të ndeshjes, pamë një provokim nga organizatorët. Në stadiumin e Tiranës, janë varur flamujt e Shqipërisë dhe të Serbisë, si dhe të FIFA-s, UEFA-s dhe disa të tjerëve që duhet të gjenden aty.
Ajo që është veçanërisht “thumbuese” është se flamuri i Serbisë është shumë më i vogël se të gjithë të tjerët, dhe kjo mund të shihej në videon që u shfaq në rrjetet sociale.
Nuk ka dyshim se kjo është një lëshim i organizatorëve, të cilët, me shumë gjasa, e kanë menduar si një ide interesante. Shiheni vetë se si duket flamuri serb në stadiumin e Tiranës.

B92 

Organizatorët nuk mundën të gjenin një flamur serb më të vogël se ky.

 

3 ORE ME PARE

U la jashtë nga Silvinjo, portieri motivon Kombëtaren: Dalshi faqebardhë

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, nuk u përfshi në listën e grumbullimit nga trajneri Silvinjo për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Letonisë. Megjithatë, kjo nuk e pengoi gardianin kuqezi që të japë një mesazh motivues për shokët e ekipit në prag të sfidës shumë të rëndësishme.

Në një postim në “InstaStory”, Berisha publikoi një foto të vetën me plis në kokë dhe shkroi me përzemërsi: “Suksese djema, dalshit faqebardhë”.

Ndeshja me Serbinë zhvillohet sot në orën 20:45, ndërsa ajo me Letoninë më 10 qershor. Versus.al

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e

4 ORE ME PARE

VIDEOLAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan surprizon në mbështetje të Shqipërisë

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e

Në prag të përballjes së shumëpritur Shqipëri-Serbi, mbështetja për kuqezinjtë tejkalon kufijtë. Në rrugët pranë stadiumit “Air Albania” është parë një tifoz afrikan, i cili ka tërhequr vëmendjen me entuziazmin e tij dhe flamurin shqiptar mbi shpinë.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjet tregojnë se dashuria për Kombëtaren nuk ka pasaportë. I veshur me ngjyrat kuqezi dhe me një buzëqeshje të sinqertë, tifozi është bërë menjëherë pjesë e atmosferës festive, duke u fotografuar dhe duartrokitur nga fansat shqiptarë.

Ky është një tjetër shembull sesi sporti, dhe veçanërisht futbolli, bashkon njerëz nga kultura e kontinente të ndryshme përmes emocioneve të përbashkëta. Kuqezinjtë nuk janë vetëm, as në Europë, as në botë.

Versus.al

4 ORE ME PARE

I vetmi shqiptar që do të bëjë tifo për Serbinë...?

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e

Mediat serbe i kanë kushtuar vëmëndje të vijueshme sot përballjës së ekipit të tyre të futbollit me kuqezinjtë në Air Albania. Ja se çfarë shkruan Blic.rs për përkthyesin shqiptar të konferencës për shtyp të trajnierit serb. 

SHKRIMI

Dragan Stojković, i njohur si Piksi, u prit si një yll i madh në Tiranë, përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë që do të luhet të shtunën në orën 20:45. Shumë përfaqësues të mediave shqiptare ishin të pranishëm në konferencën për shtyp, ku trajneri i përfaqësueses së Serbisë surprizoi të gjithë duke folur disa fjalë në shqip dhe duke uruar Bajramin.

Por në gjithë këtë atmosferë, u veçua një moment i veçantë – një takim pas 41 vitesh mes Piksit dhe Pleurat Himadunës, një shqiptar që në kohën e Jugosllavisë ka shërbyer në ushtri në Prishtinë, njëherazi edhe përkthyes në konferencën për shtyp të trajnerit serb para ndeshjes në stadiumin “Air Albania”.


Para se të zinte vend në podium, Piksi u përqafua ngrohtësisht me Pleuratin, i befasuar që përkrah tij ndodhej pikërisht ai – një mik nga rinia, nga ditët e shërbimit ushtarak. Ky takim emocionues ishte një arsye më shumë për të ndarë një histori të veçantë me njeriun që ndoshta do të jetë i vetmi shqiptar që do të mbajë anën e Serbisë, për hir të Piksit.

“U përshëndetëm shumë ngrohtë,” tregoi Pleurati. “Piksi ka qenë në ushtri në Prishtinë bashkë me këngëtarin Alen Slavica. Jemi shoqëruar shumë atëherë dhe madje unë kam qenë ai që i propozova Alenit të përfaqësonte Kosovën në Eurovision. Kalonim kohë cilësore bashkë me Piksin dhe prindërit e tij. Ishte krejt normale që pas kaq shumë vitesh të përqafoheshim.

Në vitin 1984, Piksi kishte ardhur në Prishtinë si futbollist i ri, me medalje bronzi nga Lojërat Olimpike në Los Anxhelos. Ndërkohë, Himaduna punonte si producent televiziv në TV Prishtina.

Ai kujton gjithçka me saktësi: “Ishte djalë i mirë, i edukuar. Edhe prindërit e tij ishin njerëz të mrekullueshëm. Në atë kohë, ishte normale të thirreshe në ushtri. Kishte përkrahje të madhe nga oficerët, ndaj u vendos që të shërbente në Prishtinë.”

Sipas tij, Piksi ishte shumë i dashur për të gjithë në Prishtinë dhe, falë talentit të tij, gëzonte disa privilegje.
“Piksi ishte shumë popullor, një yll në formim. Kishte privilegje, mysafirë, leje... në atë kohë i kishim të gjithë ato, edhe gazetarët. Mos u çuditni. U shoqëruam për një vit, aq sa na lejonin detyrimet. Mund të dilte pak në qytet, jo shumë, sepse ishte disiplinë, por ishte i edukuar.”

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e

Si e shohin sot në Shqipëri?

“Si një futbollist të shkëlqyer. Jam befasuar sa shumë njohuri kanë shqiptarët për sportin në përgjithësi – futboll, basketboll, tenis… Gjithçka,” thotë ai.

Për ndeshjen Shqipëri – Serbi ka një interes të jashtëzakonshëm, stadiumi do të jetë i mbushur plot dhe janë marrë masa të rrepta sigurie për të shmangur çdo incident.

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e

“Nuk dihet gjë për biletat, të gjithë ankohen. Atmosfera është e mrekullueshme. Këtu nuk ka Dinamo-Hajduk apo Partizan-Zvezda, shqiptarët nuk janë mësuar me rivalitete të tilla. Të gjithë mbështesin Kombëtaren. Nuk pres ndonjë incident – gjithçka do të shkojë normalisht,” thotë Himaduna.

E vetmja gjë që i pengon janë tensionet e shtuara artificialisht...

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e

“Është bërë qëllimisht, nga të dyja anët, për shkak të klimës politike dhe disa ngjarjeve të sajuara. Por duhet ta them qartë: asnjë incident nuk ka ndodhur ndaj makinave me targa serbe që kanë ardhur për pushime, apo ndaj kompanive që bashkëpunojnë me shqiptarët – dhe janë të shumta. Nuk e kuptoj pse ka kaq shumë eufori.”

Në fund, e pyetëm nëse do të jetë i pranishëm në stadium. Përgjigja e tij ishte e veçantë:

“Për këtë arsye nuk do të vij të shoh ndeshjen. Më kuptoni…” – tha me të qeshur Pleurat Himaduna.

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e

5 ORE ME PARE

VIDEO/ Flamuri serb sa një ‘pullë poste’, Shqipëria zbaton protokollin! Pamjet nga stadiumi

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e

Vetëm pak orë na ndajnë nga përballja e shumëpritur Shqipëri–Serbi, dhe stadiumi “Air Albania” po përgatitet për të pritur një ndeshje që tejkalon kufijtë e sportit. Por një detaj i vogël, që nuk ka kaluar pa u vënë re, po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Në një video që po qarkullon online, duket tribuna zyrtare me flamujt e të dyja vendeve — por flamuri serb është sa një pullë poste, krahasuar me përmasat e flamurit shqiptar.

Ky veprim ka nxitur reagime dhe ironi në rrjet, por zyrtarisht gjithçka etiketohet si respektim i protokollit ndërkombëtar, ku mjafton vendosja simbolike e flamurit të kundërshtarit për të përmbushur detyrimet formale të mikpritjes.

Ndërkohë, atmosfera para ndeshjes është elektrizuese dhe masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm, për të garantuar një mbrëmje sportive pa incidente. Por duket se edhe para se topi të nisë lojën, simbolet kanë nisur “ndeshjen” e tyre.

 

Versus.al

 

6 ORE ME PARE

Balaj i kthehet Beogradit: Një natë që s’harrohet kurrë

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e
Bekim Balaj

Bekim Balaj është një nga emrat që ka lënë gjurmë të thella në historinë e Kombëtares shqiptare të futbollit. Golat e tij, veçanërisht ai ndaj Portugalisë, janë pjesë e kujtesës sonë kolektive. Por mbi të gjitha, ai do të mbahet mend për një episod që i kalon kufijtë e sportit – “lufta për flamurin” në Beograd. Ishte ndër të parët që u hodh mbi fushë për të marrë flamurin “Autochthonous” nga duart e futbollistëve serbë, një akt që mbeti simbol i krenarisë dhe rezistencës shqiptare.

“Nuk harrohet ajo natë. Ishte një ndeshje që gdhendet në kujtesë përjetë, për gjithçka që ndodhi dhe për mënyrën si e përballuam. Ishim pak në numër, por me zemër të madhe. Bëmë gjithçka për të mbrojtur simbolet tona,” kujtoi Balaj gjatë një takimi frymëzues me të rinjtë në Shkodër, në kuadër të nismës “Ta tham n’Shkodër”.

Sot, teksa një tjetër përballje me Serbinë është në prag, Balaj shpreson që fokusi të mbetet aty ku duhet – në fushën e lojës.

“Kjo është një ndeshje vendimtare për ëndrrën tonë – kualifikimin në një Botëror. Serbia është një kundërshtar direkt dhe kjo sfidë kërkon gjakftohtësi, përqendrim dhe besim. Atmosfera do të jetë elektrizuese, por djemtë duhet të mos lëkunden nga emocioni. Qetësia do të jetë arma jonë më e fortë,” thekson sulmuesi shkodran.

“Ky grup ka potencialin të na çojë më larg se kurrë më parë. Shpresoj që në Tiranë të shkruajmë një tjetër kapitull të lavdishëm për futbollin tonë – me pasion, me dinjitet dhe me një fitore që do të thotë shumë për të gjithë shqiptarët.” Versus.al

7 ORE ME PARE

The Guardian: Ndeshja Shqipëri-Serbi 'ngjall' kujtimet e përplasjes kaotike të 2014-ës, Ismail Morina është 'zhdukur'

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e

Jashtë një kafeneje tre blloqe larg “Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe montonin pajisje në tendën e lokalit. Dreka e së enjtes sapo kishte kaluar dhe Tirana po përgatitej për një ndeshje që mund të kishte mbushur stadiumin kombëtar të paktën 10 herë më shumë. Nuk ishte e vështirë të identifikoje flamurin shqiptar, shqiponjën e zezë me dy koka që shtrihej në mes. Flamuri i dytë që po vendosej ishte po aq i njohur tashmë. Mbi të shkruhej “Autochtonous”, dhe paraqiste një version të hartës së “Shqipërisë së Madhe”, e cila shndërroi një ndeshje futbolli në një incident diplomatik të rëndë në vitin 2014.

Të premten në mëngjes, ai flamur ishte zëvendësuar me një variant më pak ndezës. Ndoshta autoritetet kishin ndërhyrë me ndonjë këshillë të butë. Ato kërkojnë të eliminojnë çdo nxitës të mundshëm për kaos si ai që shpërtheu në Beograd 11 vite më parë, kur një dron uli imazhin e kontestuar në stadiumin “Partizan” gjatë një kualifikueseje për Kampionatin Europian mes Serbisë dhe Shqipërisë. Pasojat e asaj nate shkuan përtej sportit, dhe pati një ndjesi lehtësimi kur, në nëntorin pasues, ndeshja e kthimit në qytetin shqiptar të Elbasanit përfundoi pa incidente të mëdha.

Me siguri, të dy federatat e futbollit, ajo shqiptare dhe ajo serbe, i vunë duart në kokë dhjetorin e kaluar, kur shorti i Kupës së Botës 2026 i përballi përsëri. U ngritën vetullat në opinionin publik ndërkombëtar, por nuk kishte asgjë që mund t’i pengonte të përballeshin: pavarësisht një historie të gjatë e të përgjakshme, plagët më të freskëta të së cilës janë nga lufta në Kosovën me shumicë etnike shqiptare, dy kombet nuk janë në konflikt aktiv. Asnjëra nuk kishte kërkuar të shmangte tjetrën. Ishte e pashmangshme që problemi i menaxhimit të marrëdhënieve të tyre rreth një fushe futbolli të rikthehej.

Asnjë burim nuk po kursehet për ta zgjidhur. Rreth 2,000 efektivë policie do të dislokohen për ndeshjen e parë të Grupit K që luhet të shtunën në mbrëmje, përfshirë forcat speciale dhe njësi kundër-terrorizmit. Gjithashtu, burime të ndryshme tregojnë se deri në 500 agjentë civilë do të jenë të shpërndarë mes 22,500 tifozëve. Tifozët serbë do të mungojnë. Pajisje anti-dron janë instaluar në zonën përreth, dhe çdo individ është paralajmëruar se dronët do të rrëzohen nga qielli.


Me gjasë, çdo tentativë për trazira këtë herë do të marrë një formë tjetër; dronët nuk ishin aq të përhapur në jetën publike kur ajo pajisje e vogël solli kaos në Beograd. Por këto masa risjellin kujtimet e Ismail Morinës, operatorit të kranëve me mjekër dhe pamje të padëmshme, i cili mori përgjegjësinë për incidentin e 2014-ës dhe u shpall hero kombëtar. Edhe pse nuk u raportua gjerësisht atëherë, Morina kishte një bashkëpunëtor që prej atëherë ka zgjedhur të mbetet në hije.

Transparenca e Morinës pati koston e saj: ai u arrestua për armëmbajtje pa leje përpara vizitës së Serbisë në vitin 2015, duke e mbajtur larg syve të publikut për ndeshjen. Më pas u burgos në Kroaci dhe Itali, ku ka leje qëndrimi, mbi një urdhër arresti serb të lëshuar nga Interpoli. Ai është rikthyer në stadiumet shqiptare, duke u mbajtur mbi supe në tribunat e “Arenës Kombëtare” gjatë një ndeshjeje ndaj Çekisë në vitin 2023 dhe duke shkëmbyer fanella me golashënuesin Jasir Asani. Kohët e fundit është parë në ndeshje të kampionatit vendas, por në prag të sfidës së së shtunës, llogaritë e tij aktive në rrjetet sociale janë zhdukur. Nëse ndonjë nga bashkëpunëtorët e dikurshëm e di se ku ndodhet, nuk e thotë. Supozimi është se nuk do të guxojë të afrohet pranë stadiumit këtë herë.

Ai nuk do të jetë i vetmi ultra, i dikurshëm apo i tanishëm, që do të mbahet larg. FSHF-ja nuk ka shitur bileta në bllok për grupet e tifozëve, por i ka shpërndarë përmes shortit mes më shumë se 200 mijë aplikimeve dhe i ka rritur ndjeshëm çmimet. Kjo duket si një përpjekje e qëllimshme për të “dezinfektuar” atmosferën; grupi Tifozat Kuq e Zi, i cili krijon spektaklin më të gjallë në ndeshjet e Kombëtares, reagoi ashpër dhe e quajti një “maskaradë të organizuar” në shërbim të të pasurve. Ata do të organizojnë një mbledhje alternative pranë Piramidës së Tiranës, 400 metra larg stadiumit, ku është dhënë leja për një ekran gjigant. Në tregun e zi, çmimet e biletave kanë kapërcyer vlerën e 1,000 paundëve për vendet më të mira.

Fakti që Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkë-organizatore të Kampionatit Europian U-21 në vitin 2027 shton një tjetër dimension. Nëse kjo ndeshje është me rëndësi për Shqipërinë, ka shumë në lojë edhe për UEFA-n. Një marrëveshje kaq ambicioze, e nxitur kryesisht nga presidenti i FSHF-së dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka, mund të duket e paqëndrueshme nëse gjithçka nuk shkon vaj. Tifozat Kuq e Zi i kanë shprehur qëndrimet e tyre ndaj këtij bashkë-organizimi me mjete verbale dhe vizuale, duke ndjerë se kjo ka ndikuar në përjashtimin e tyre.

I vetmi “shqetësim” gjatë stërvitjes së Shqipërisë të enjten në mbrëmje ishin spërkatësit e barit, të aktivizuar me pasion, por aspak të bezdisshëm në një ditë me temperatura rreth 30 gradë Celsius. Elseid Hysaj, mbrojtësi i Lazios, është i vetmi lojtar në përbërjen aktuale që ishte pjesë e ngjarjes në Beograd. “Nuk duhet të përsërisim imazhet e viteve të kaluara,” tha ai. “Trajneri na ka kërkuar të mos kemi panik për këtë ndeshje. Duhet qetësi dhe ekuilibër emocional.”

Sylvinho, trajneri në fjalë dhe një nga figurat më të dashura në futbollin ndërkombëtar, u pa duke bërë lojëra teknike me stafin e tij, por presioni për të fituar është i madh. E njëjta gjë vlen edhe për trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkoviç. Anglia, që plotëson Grupin K me Letoninë dhe Andorrën, konsiderohet si fituese e sigurt e grupit nga të dyja palët. Shqipëria dhe Serbia e dinë që janë duke luftuar për një vend në “playoff” dhe se përballjet mes tyre, përfshirë atë të dytë pas katër muajsh, do të jenë vendimtare.

Në orën 13:40 të së premtes, me orën lokale, lojtarët e Serbisë mbërritën në hotelin e tyre një milje në perëndim të qendrës së Tiranës. Oficerë të armatosur të RENEA-s, forcat antiterror të Shqipërisë, shoqëronin dy autobusët që kishin ardhur nga aeroporti nën eskortë. Hapi i parë i një operacioni që do të zgjasë gjithë fundjavën kaloi pa probleme. Nëse gjithçka mbetet kështu, ndoshta hija e 14 tetorit 2014 do të nisë më në fund të zbehet./The Guardian

10 ORE ME PARE

Gjimshiti refuzoi pyetjen për gruan serbe, kush është modelja që i ka marrë zemrën kapitenit shqiptar

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e
Berat Gjimshiti dhe gruaja e tij Alisa Milenkoviç

Gjatë konferencës së djeshme në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Serbi që luhet sot në “Arenën Kombëtare” ra në sy një moment kur një gazetar serb pyeti kapitenin shqiptar për Berat Gjimshitin për bashkëshorten e tij serbe.

Gjimshiti nuk e pëlqeu pyetjen dhe preferoi të theksonte se dëshiron ta mbajë diskrete jetën e tij private.

“Unë erdha këtu për shkak të futbollit, jo për shkak të jetës sime private dhe familjes sime, e cila është gjithashtu e pranishme në të gjitha ngjarjet që kam”- u shpreh Gjimshiti.

Por kjo nuk i ka penguar mediat serbe të cilat i kanë kushtuar një artikull martesës së kapitenit shqiptar me Alisa Milenkoviç e cila është modele dhe stiliste mode. Modelja serbe dhe Berati u takuan në Zyrih, ku ajo jetonte në atë kohë, ndërsa futbollisti me origjinë nga Kosova dhe Metohia luante për një klub të famshëm zviceran.

Lidhja e tyre u bë publike për herë të parë në vitin 2015, përpara vizitës së Serbisë në Shqipëri. Në atë kohë, shqiptarët njoftuan me krenari se modelja e zjarrtë do të jetë e vetmja grua serbe që do të mbështesë shqiptarët në ndeshje.

Vetëm një vit më vonë, Alisa dhe Berati patën një krizë në marrëdhënien e tyre, kur, siç shkruante media në atë kohë, Alisa e la futbollistin, dhe ai vuajti dhe qau për të. Megjithatë, jo shumë kohë më vonë, pasoi një pajtim, dhe shumë shpejt një fejesë, një shtatzëni, dhe në vitin 2020, ata u bënë prindër të një djali, Lyon Aaron.

Gjatë jetës së saj në Zvicër, Alisa u diplomua në marketing ndërkombëtar dhe në vitin 2018 lançoi markën e saj të modës. Çifti janë prindër të tre fëmijëve. Versus.al

11 ORE ME PARE

Fluks në Morinë, shqiptarët e Kosovës drejt Tiranës në mbështetje të Kombëtares: Fitojmë 2-0

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e

Duke nisur që prej pasdites së djeshme, po ashtu edhe në mëngjesin e sotëm pika kufitare e Morinës ka patur fluks të hyrjeve të automjeteve nga Kosova.

Shqiptarët e ardhur nga kufiri verilindor, u shprehën për mediat se po shkojnë në Tiranë për mbështetjen e Kombëtares duke shtuar se presin fitore të padiskutueshme ndaj Serbisë.

“Moment krenarie, shpresojmë që do na gëzojnë çunat e kombëtares për fitore. Fitojmë 2:0, gol Mirlind Dako dhe do ta zbulojë tato-n e tij Katana 138”- u shpreh njëri prej tifozëve të nisur drejt Tiranës. Versus.al

 

13 ORE ME PARE

Nga gjoba e “majme” deri në 5 vite burg, çfarë rrezikojnë shqiptarët nëse kryejnë shkelje në ndeshjen me Serbinë

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e

Ditë më parë, policia ka publikuar një plan masash të ndërmarra për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë që luhet sot në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Bashkangjitur me ato masa, pati edhe disa paralajmërime për të gjithë ata tifozë shqiptarë apo të huaj të cilët tentojnë të kryejnë veprime të ndryshme para, gjatë ose pas ndeshjes. Duke nisur nga gjoba prej 100 mijë lekësh, policia paralajmëron për dënim deri në 5 vite burg pë rata që mund të tentojnë goditjen e ndonjërit prej anëtarit të stafit të ekipit serb.

“Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet. Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, në orën 18:00, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium”-thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al

13 ORE ME PARE

Tirana në "shtetrrethim", luhet sot ndeshja Shqipëri-Serbi! 2 mijë policë në terren, bllokohet qarkullimi në disa rrugë

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi, blindohet Tirana me 2 mijë policë e

Kryeqyteti sot do të jetë nën masa të rrepta sigurie në kuadër të përgatitjeve për mbarëvajtjen e ndeshjes ‘Shqipëri-Serbi’ të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Rreth 2 mijë forca policie, mes të cilave edhe Antiterrori, Operacionalja dhe “RENEA” do të jenë të angazhuar në terren për të shmangur çdo lloj incidenti të mundshëm. Qarkullimi në zonat përreth stadiumit do të jetë i bllokuar që prej orës 15:00 e deri në përfundimin e ndeshjes dhe shpërndarjes së tifozëve.

Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”, rruga George Bush, rruga e Elbasanit dhe rrugët e tjera hyrëse drejt stadiumit, do të jenë të pakalueshme për automjetet.

Tifozët do të duhet të paraqiten në stadium që në orën 18:00 për t’ju nënshtruar kontrolleve të imtëësishme, ndërsa janë marrë edhe masa për sisteme antidron në mënyrë që të parandalohet ndonjë ngjarje e ngjashme me ngritjen e dronit në Beograd në 2014-ën.

Për çdo shkelje, policia ka paralajmëruar gjoba nga 50 deri në 100 mijë lekë që përshkallëzohen deri në dënim me burg. Ditën e djeshme, i gjithë hoteli ku po qëndrojnë aktualisht lojtarët serbë, u mor nën mbikëqyrjen e policisë dhe në momentin e daljes së tyre, rrugët përreth do të bllokohen për një interval kohor prej 25 minutash.

Akset rrugore që preken:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”,

rruga “Papa Gjon Pali i II”,

rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së,

rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së,

rruga “Themistokli Gërmenji”,

rruga “Gjergj Filipi”,

rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës deri tek stadiumi,

rruga “Faik Konica”

rruga “Skerdilajd Llagami”.

Parkimi i autobusëve me tifozë vendas që vijnë nga Korça dhe Elbasani, do të bëhet në parkingun e lokal “Kalvin”, ndërsa autoveturat te terminali pranë qytetit “Studenti”.

Parkimi i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu, do të bëhet në parkimin “Terminali i përpunimit të automjeteve” pranë mbikalimit të Kamzës, ndërsa autoveturat tek parkingu pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në parkingun nëntokësor në sheshin “Skënderbej”, si dhe në parkingun nëntokësor në “Bulevardin e Ri”, te ish-stacioni i trenit.

Rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë  që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”,  deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e  nesërme në orën 18:45, do ketë kufizime të pjesëshme deri ne 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje mbasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen. Versus.al

Poll