MAGAZINË /

‘’Në promo dukesh e shëndoshë’’/ Kiara Tito i përgjigjet ndjekëses: Mua më pëlqejnë këto kile

Mesazhi i Kiarës për nënat e reja që mërziten me trupin e tyre dhe nuk i japin kohën e duhur për t’u kthyer si ishte më parë.

Shkruar nga Versus
‘’Në promo dukesh e shëndoshë’’/ Kiara
Kiara Tito

Pasi Kiara Tito zbuloi se do të marrë pjesë në moderimin e spektaklit të humorit ‘Portokalli’ ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj.

Dhe një nga pyetjet që iu drejtua asaj kishte të bënte me videon e promos që moderatorja ka publikuar.

”Pse nuk zgjodhe diçka tjetër në promo dukeshe super e shëndosh? Diçka të zezë pshm.” ishte pyetja që një ndjekësit e saj i bëri moderators.

Por urtë e butë Kiara iu përgjigj se ajo mund të vishte dhe diçka për të kamufluar kilogramët e lindjes por kjo është shumë normale dhe se nuk e sikletos fare.

“Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes, në dorë e kisha por të fundit të fundit pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk më sikletos fare. ‘ shkroi moderatorja.

Gjithashtu ajo u shpreh se donte te jepte dhe një mesazh për nënat e reja që mërziten me trupin e tyre dhe nuk i japin kohën e duhur për t’u kthyer si ishte më parë.

''Doja ta jepja këtë mesazh për gjithë nënat e reja që mërziten me trupin e tyre dhe nuk i japin kohën e duhur për t’u kthyer si ishte më parë. Kam 4 muaj që kam sjell në jetë një princeshë dhe me gjithë respektin nuk më intereson fare se sa kile kam marrë apo nëse dukem e ‘shëndosh,’ që është term shumë i gabuar për një nënë të re. Nuk e di nëse je bërë nënë, por trupi do pak kohë të rikthehet në formën siç ishte para lindjes, deri atëherë të kemi shëndetin se çdo gjë tjetër rregullohet. Ps: Mua më pëlqejnë këto kile.'' shkroi Tito. 

Postimi i plotë i Kiara Titos:

“Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes, në dorë e kisha por të fundit të fundit pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk më sikletos fare. Doja ta jepja këtë mesazh për gjithë nënat e reja që mërziten me trupin e tyre dhe nuk i japin kohën e duhur për t’u kthyer si ishte më parë. Kam 4 muaj që kam sjell në jetë një princeshë dhe me gjithë respektin nuk më intereson fare se sa kile kam marrë apo nëse dukem e ‘shëndosh,’ që është term shumë i gabuar për një nënë të re. Nuk e di nëse je bërë nënë, por trupi do pak kohë të rikthehet në formën siç ishte para lindjes, deri atëherë të kemi shëndetin se çdo gjë tjetër rregullohet. Ps: Mua më pëlqejnë këto kile /Versus.al

‘’Në promo dukesh e shëndoshë’’/ Kiara
Postimi i Kiara Titos

 

Tags:

kiara tito

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: