Gazetarja dhe moderatorja e njohur sportive Eva Murati po shijon disa ditë relaksi në brigjet magjepsëse të Sardenjës, duke ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente të nxehta verore mes ujërave kristal dhe peizazheve përrallore italiane. Por ndërsa pozat janë plot stil, buzëqeshje dhe elegancë... një pyetje mbetet pezull: kush po e shoqëron Evën në këtë arratisje verore?
Prezantuesja 30-vjeçare, e njohur për profesionalizmin dhe sharmin e saj në ekran, duket se këtë herë ka zgjedhur të pushojë në privatësi të plotë, pa zbuluar asnjë detaj për “shoqërinë e zemrës” në këtë udhëtim luksoz. Asnjë fytyrë e njohur, asnjë “tag” apo story që të zbulojë më shumë – vetëm Eva dhe deti i kaltër.
Fansat kanë vërshuar me komente, duke u përpjekur të “gjejnë” ndonjë detaj të fshehur në sfondin e fotove, ndërsa të tjerë aludojnë për një romancë të mundshme që moderatorja ka vendosur ta mbajë larg syrit publik.
Kujtojmë që Eva Murati ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes për krahasimet me gazetaren italiane Diletta Leotta, por këtë herë duket se ka zgjedhur stil “alla Eva” e mistershme, elegante dhe totalisht në kontroll të pushimeve së saj.
Pushime verore? Po. Po me kë? Kjo mbetet ende një enigmë...
View this post on Instagram







