MAGAZINË /

Nënë e 5 fëmijëve, ja si duket sot 'Maribel' e cila u bë e famshme si aktore nga seriali meksikan “Ruby”

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë pothuajse çdo ditë momente nga jeta private dhe fansat e komplimentojnë vazhdimisht për pamjen e saj.

Shkruar nga Versus
Nënë e 5 fëmijëve, ja si duket sot 'Maribel' e
Jacqueline Bracamontes në rolin e Maribel

Me siguri të gjithë ju kujtohet personazhi i famshëm Maribel nga telenovela meksikane “Ruby” e luajtur nga Jacqueline Bracamontes.

Ky rol praktikisht e katapultoi atë në yll, dhe shumë po pyesin se si duket ajo dy dekada pas xhirimit të serialit. 

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga suksesi i saj i parë i madh, Jacqueline duket më në formë se kurrë.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë pothuajse çdo ditë momente nga jeta private dhe fansat e komplimentojnë vazhdimisht për pamjen e saj.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jacky Bracamontes (@jackybrv)

Para se të bëhej e famshme, Jacqueline ishte pjesë e  konkursit "Miss Mexico", ku dhe fitoi. Pas këtij kompiticioni aktores iu deshtë të luftone me anoreksinë, pasi presioni për të qëndruar e dobët shpesh e detyronte të vdiste uria, gjë që e çoi në ekstreme.

Me ndihmën e familjes, ajo arriti ta kapërcejë këtë problem të rëndë shëndetësor. 

Nënë e 5 fëmijëve, ja si duket sot 'Maribel' e
Jacqueline Bracamontes

Rastësisht, jeta emocionale e Bracamontes ishte më e ndërlikuar sesa telenovelat në të cilat ajo luajti. Jacqueline ishte në një lidhje me kolegun e saj Valentino Lanus për një kohë. Lidhja e tyre dukej idilike, madje ata u fejuan, por historia përfundoi me një ndarje të papritur. Pas turbulencave të shumta dashurie, ajo gjeti lumturinë me biznesmenin Martin Fuentes, me të cilin tani ka pesë fëmijë. 

Mirëpo, rrugëtimi i tyre familjar ishte i mbushur edhe me momente të vështira – gjatë një lindjeje, njëri nga binjakët e aktores vdiq. Vajza e mbijetuar mori emrin e nënës së saj. Pas kësaj, ata patën edhe tre vajza të tjera - Karolina, Renata dhe binjaket Emilia dhe Paula. /Versus.al

Nënë e 5 fëmijëve, ja si duket sot 'Maribel' e
Jacqueline Bracamontes bashkë me familjen
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: