
Me siguri ju ka shkuar ndonjëherë mendja të bëni një tatuazh të dedikuar partnerit tuaj të dashur, por kur një nënë e re bëri tatuazhin e fytyrës së të dashurit të saj në fytyrë, të gjithë u shokuan. Dhe kjo nuk do të ishte e çuditshme nëse nuk bëhej fjalë për ish-të dashurin që e tradhtonte.
Ajo në profilin e saj në TikTok, ku tregoi tatuazhin, rrëfeu gjithashtu se ishte zhvendosur në shtëpinë e të dashurit, mbeti shtatzënë, lindi një djalë, dhe pastaj zbuloi se ai e kishte tradhtuar gjithë këtë kohë, madje edhe gjatë lindjes.
“Kam menduar se ishim familja perfekte. Pikërisht një javë më parë kisha lindur, kishim blerë një shtëpi dhe gjithçka dukej e përsosur… dhe pastaj zbulova se më tradhtonte,” shkroi ajo.

E kapa duke gënjyer, thotë ajo, dhe donte që ai t’i premtonte se nuk do të përsëritej, që pastaj ta falte, por ai vendosi të largohej, shton ajo.
“Të gjithë janë xhelozë që kam tatuazhin e fytyrës së tij, pavarësisht se më ka tradhtuar,” shtoi ajo.
Ajo thotë se beson me të vërtetë se njerëzit që i lënë komente negative janë thjesht xhelozë, por shumë të tjerë u shqetësuan sinqerisht për të.
“Në një ditë, kur të rritesh dhe të bëhesh më e pjekur, do të pendohesh për këtë imazh në fytyrë, por nëse tani të bën të lumtur, mbaje” ishte një nga komentet mbështetëse.
Shumë besuan se tatuazhi nuk ishte i vërtetë, por i përkohshëm, por nëna e re i shuajti shpejt këto dyshime, duke thënë se ishte bërë së fundmi në një studio të vërtetë të tatuazheve./Versus.al
