
Në një intervistë të dhënë për CBS News, talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, u shpreh me respekt, por edhe me vendosmëri, ndaj krahasimeve të vazhdueshme me Lionel Messin që e kanë shoqëruar prej ditës së parë në skenën e madhe.
“Është më i miri në histori. Ne të dy e dimë se unë nuk dua të jem Messi, dhe Messi e di që unë nuk dua të jem ai. Dua të ndjek rrugën time, kaq”, përfundoi Yamal.
18 vjeçari është bërë shpesh subjekt i paraleleve me yllin argjentinas, sidomos pasi u bë debutuesi më i ri në historinë e Barcelonës dhe mahniti botën e futbollit me talentin e tij të jashtëzakonshëm.
Megjithëse e pranon madhështinë e pakrahasueshme të Messit, Yamal thekson se synimi i tij nuk është të ecë në hijen e legjendës së Camp Nou-së, por të ndërtojë historinë e tij në futboll. Versus.al
