Nga ferri në parajsë, Gjasula ka ende besim se Kombëtarja jonë mund të ecë përpara në Euro 2024.
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të ndeshjes me Kroacinë, ku shkaktoi një autogol dhe më pas barazoi rezultatin në 2-2, Gjasuli premtoi se Kombëtarja do të bëjë maksimumin me Spanjën.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Donte zoti që më dha shansin për të bërë këtë gol. Kishim qenë pak më të qetë mund ta kishim fituar këtë ndeshje. Normal që do të provojmë çdo gjë me Spanjën”







