
Para përballjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026, trajneri i Serbisë, Dragan Stojković, dhe sulmuesi Aleksandar Mitrović dhanë deklaratat e tyre për shtyp, duke theksuar rëndësinë e ndeshjes dhe respektin për kundërshtarin.
Stojković: Shqipëria është e fortë, kërkohet përqendrim maksimal
Në hapje të konferencës, Stojković vlerësoi skuadrën shqiptare dhe përgatitjen e saj:
“Shqipëria është një ekip i mirë, e ka treguar këtë duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian. Ka lojtarë të fortë, një trajner shumë të mirë si Silvinjo. Broja, Manaj, Hodža, Laçi, Asllani… lista është e gjatë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të kemi përqendrim maksimal dhe të mos bëjmë gabime, sepse ata dinë të ndëshkojnë.”
Trajneri serb shtoi se e kanë analizuar me kujdes kundërshtarin:
“Kemi parë shumë ndeshje të Shqipërisë. Janë të organizuar, të disiplinuar dhe agresivë. Kjo do të kërkojë përgjigje nga ana jonë. I kam thënë lojtarëve që përballen me individë shumë cilësorë – Strakosha është portier i shkëlqyer, Gjimshiti është mbrojtës shumë i fortë. Këto janë gjëra që duhet t’i dinë.”
Mitrović: Na pret një atmosferë e fortë, por jemi të fokusuar te vetja
I pyetur për ndeshjet e kaluara të viteve 2014 dhe 2015, Aleksandar Mitrović tha:
“Uf, ka kaluar shumë kohë… Janë bërë 10 vjet. Kam kujtime, por më të bukura nga ndeshja e dytë se sa nga e para. Në skuadrën tonë kemi ende disa lojtarë nga ajo kohë – si unë dhe Gudelj – por nga Shqipëria, duket se vetëm Hisaj ka mbetur. E njohim atmosferën që na pret, do të jetë një stadium i mbushur dhe një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre të organizuar. Por ne jemi të fokusuar te vetja dhe duam të nisim këto kualifikuese në mënyrën më të mirë të mundshme.” /Versus.al/







