MAGAZINË /

“Një femër shkatërroi familjen tonë”, banorja e Ferma VIP rrëfen tradhtinë e babait

Historia e saj prekëse i emocionoi të gjithë dhe solli lot në sytë e shumë prej të pranishmëve.

Shkruar nga Versus

“Një femër shkatërroi familjen tonë”, banorja e

Në episodin e mbrëmjes së djeshme të “Ferma VIP”, ishte radha e Nennës për të ndarë një nga përjetimet më të vështira të jetës së saj.

Historia e saj prekëse i emocionoi të gjithë dhe solli lot në sytë e shumë prej të pranishmëve.

Me zërin që i dridhej dhe lot në sy, Nenna rrëfeu sesi jeta e saj familjare mori një kthesë të dhimbshme kur në marrëdhënien mes prindërve të saj u përfshi një grua tjetër.

Ajo tregoi se si një ditë, babai i saj u kthye në shtëpi me një femër të re, gjë që e detyroi nënën e saj, së bashku me fëmijët, të largohej nga shtëpia. Ky moment shënoi një pikë kthese të rëndë në jetën e saj, duke lënë pas plagë të thella emocionale.

“Gjithçka po shkonte mrië, deri sa një femër ndërhyri në jetën tonë. Ajo la familjen e saj, babai i bleu shtëpi, makinë asja femre, po insistimi i saj ishte të vinte në shtëpinë tonë. Prindët vendosën të dnahen kur ajo erdhi të vijë te ne. Pas 25 viteve martesë ata u ndanë. Dajat ndërhynë, ata e thërritën në telefon. Dajët e mi nuk u ndalën deri sa erdhi puna, ku babai me dajën e plagosi në sytë e mi me 5 plumba. Pastaj babai im përfundoi në burg. E lamë atë shtëpi, kërkuam shtëpi me qera. Dolëm vetëm me rroba trupi. Arritëm në pikën ku nuk kishim as bukë me ngrënë, kam lyp bum për qen aty ku punoja dhe i merrja”, tregoi Nenna mes lotësh.

Më tej, Nenna rrëfeu se ishte nisur drejt Gjermanisë me një qëllim të vetëm: t’i siguronte një strehë të sigurt nënës së saj. Ajo tregoi se fillimisht kishte punuar në ndërtim, duke përballuar sfida të mëdha që në hapat e parë të jetës jashtë vendit.

Në rrëfimin e saj emocional, Nenna ndau gjithashtu një pjesë tjetër të dhimbshme të së kaluarës – ajo ka një vëlla të vogël, të cilin nuk e ka takuar kurrë. Mes lotësh, ajo pranoi se e ka marrë shumë malli për të atin, të cilin nuk e ka parë prej vitesh. Këto kujtime dhe ndjenja të thella e bënë rrëfimin e saj një nga më prekësit e spektaklit./Versus.al

 

Tags:

ferma vip

Poll