Konkurrentja e Ferma VIP, Alba Pollozhani, mori një surprizë së fundmi nga prindërit e saj të cilët një javë më parë kishin refuzuar ftesën për të takuar vajzën e tyre.
Ata i shprehën Albës mbështetjen dhe krenarinë për mënyrën se si po e përballon eksperiencën në fermë.
“Me qëndrimin tënd në Ferma VIP, fokusi ynë je ti dhe vetëm ti. Të kemi parë të fortë, ashtu siç je edhe në jetë,” shkruan ata.
Prindërit e saj shmangën komentet për ngjarjet e ndodhura brenda fermës, përfshirë marrëdhënien e saj me Lim Hotin teksa shprehen:
“Për ngjarjet në fermë, ne zgjodhëm heshtjen. Ne, si prindër, zgjodhëm heshtjen. Heshtja ka një mision në jetë, dhe ai është të falësh mirësi. Këtë duam edhe nga ty, të shijosh të mundurën, edhe kur duket e pamundur.”







