Dashi
Yjet ju kanë sjellë në një kohë që duhet të mendoni vetëm për çështjet e zemrës. Shumë dashuri për ju në horizont. Jepini mundësi vetës të rrini më gjatë me njerëz që ju pëlqejnë për të sistemuar pozicionin tuaj që lidhet me ndjenjat e pasionat. Në shoqëri do ktheheni në një personalitet shumë karizmatik gjë që do ju vendosë në qendër të vëmendjes. Financat janë super, por ju duhet të jeni kursimtarë me kohën. Pika e dobët është ngarkesë në punë dhe çelësi i suksesit; batutat.
Demi
Njerëz pasionantë do ju rikthejnë dëshirën për të patur sërish ato që I keni humbur nga indiferenca juaj. Idetë e kolegëve do ju nxisin për të shkuar edhe më larg në projektet tuaja. Bashkëpunoni me njerëz që ju frymëzojnë dhe do mund të kaloni edhe në raporte përsonale. Pika e dobët është paaftësia për të qenë elokuentë dhe çelësi i suksesit; vendosmëria.
Binjakët
Miqësitë e vjetra do jua marrin zemrën përbrenda. Emocionalisht po tregoheni pak të brishtë. Ruani raportet shoqërore pasi do jetë rregullatorë të mirë në këtë periudhë. Duke u përqëndruar tek vetja keni harruar se ju duhet edhe të bëni investime të rëndësishme në fushën profesionale. Një lajm i bukur do ju ndryshojë pikëpamjet mbi vështirësitë që po kaloni. Pika e dobët është vaniteti dhe çelësi I suksesit; butësia më të cilën e përballoni agresivitetin përqark.
Gaforrja
Ndiqni ëndrrat! Gëzimi i realizmit të vetes është i pamatë kur kjo prek edhe të tjerët. Priten njohje të reja të cilat do kenë sukses falë vullnetit tuaj për të ndryshuar status. Në raport me kolegët do keni lehtësi falë aftësive të mira komunikuese. Kapeni çastin e kërkoni rritje në përgjegjësi e në të ardhura. Pika e dobët është një hatërmbetje e vejtër dhe çelësi I suksesit është iniciativa e mirë për të zhvilluar jetën private.
Luani
Dashuria ju ka bërë si ushtarë të bindur ndaj çdo komande që merrni nga partneri. Nuk është faji juaj, yjet po ju fusin në një fazë në të cilën ju keni tendencë të jeni shumë tolerantë. Harta astrale do ju përballë me një rikthim për të cilin ju duhet të mateni mirë. Financiarisht po bëni përpjekje pa e kuptuar se koha kalon. Nga ana shoqërore ju duhet të tërhiqni disa fjalë të thëna kuturu me qëllim që të mos surprizoheni nga ndonjë bumerang. Pika e dobët është marrja përsipër e fajit të të tjerëve dhe çelësi I suksesit; bindja e fortë te ndjenjat.
Virgjëresha
Energji dhe forcë për të çuar në një stad tjetër punët personale. Për një stil jete ndryshe mjafton të dilni nga rutina. Kjo është një kohë e mirë për të prekur nga afër gjithë ëndrrat që ju dukeshin të largëta, por kjo është edhe sfida më e vështirë. Organizohuni për të kursyer më shumë kohë dhe balanconi egon me mundësitë. Në dashuri jeni të përkëdhelurit e kësaj periudhe. Pika e dobët është syri kritik dhe çelësi i suksesit; personaliteti i fortë.
Peshorja
Nësi vijoni t’i bëni gjërat me kokën tuaj do bëhemi komikë para kolegëve. Historitë e së shkuarës ju kanë bërë paksa të shpërndarë në prioritete që kishit deri vonë. Një marrëdhënie e krisur duhet rregulluar më qëllim që të mos trondisni më thellë vijueshmërinë tuaj në një pozicion pune. Emocionalisht jeni të marrë peng nga zemra juaj që po del mbi argumentet. Pika e dobët mungesa e guximit dhe çelësi i suksesit; distanca për reflektim.
Akrepi
Një problem që pretendoni se jeni duke e zgjidhur do ju kthehet në një ngërç juridik më vonë. Mateni fjalën dhe mos i besoni çdokujt!Të qenurit të palëkundur jo gjithmonë është vlerë. Plutoni jua ka shtruar tapetin e kuq në sferën financiare ndaj ju duhet të hidhni hapat të qetë duke shijuar suksesin. Blerjt e tepërta janë pika e dobët dhe çelësi I suksesit; afrimiteti me rrethin familjar.
Shigjetari
Vetëbesimi i krijuar do ushqyer vazhdimisht ndaj ju duhet të investoni në pamjen tuaj. Nëse jeni në lidhje të dyfishtë mendoni qartë dhe kujtoni si rrodhën ngjarjet. Shfrytëzoni pozitat tuaja shoqërore për të mos e lënduar veten. Një fëmijë në horizont. Magnetizmi juaj dhe pamja ju bën edhe më shumë simpatikë. Financiarisht jeni në përmirësim. Pika e dobët është mania për të gënjyer dhe çelësi i suksesit është durimi.
Bricjapi
Bricjapë paqësorë, jeni në një projekt të ëmbël yjor, shtëpia e familja juaj do marrë një kthesë pas lajmesh të bukura. Financat janë shtuar kënaqshëm. Mos prisni nga të tjerët por nisni vetë të rregulloni jetën dhe çdo nismë personale. E gjithë kjo skenë do kërkojë një angazhim të personave që deri tani kanë qenën në hije. Heshtja është flori kur nuk gjeni fjalët e duhura, mos e këmbeni me asgjë tjetër. Pika e dobët është ndonjë mëri që e mbani pa shkak madhor dhe çelësi i suksesit është vetëbesimi.
Ujori
Përshtypja e mirë që krijoni te të tjerët nuk është vetëm fasadë. I gjithë sekreti është te mirësia që dini të falni. Ëmbëlsisht po shijoni këtë stinë duke u distancuar nga nxitimi e ngutja që mund të kenë të tjerët. Hiqni dorë nga neglizhenca e fakteve rreth të vërtetave që do ju jepnin një tjetër përfaqësim. Takoni persona me integritet dhe vërini vulën ambicieve për të shkëlqyer financiarisht. Thyeni barrierat e kohës dhe fiksoni staturën tuaj profesionale. Pika e dobët është dëshira për të falur çdokënd dhe çelësi I suksesit hijeshia juaj.
Peshqit
Dëshira për të patur sukses ju ka bërë intuitivë. Rutina ju ka rrokullisur në një qoshk të rehatshëm që nuk ju përket. Një ditë do përballeni me meritat e do zhgënjeheni thellësisht. Peshq të këndshëm jeta nuk jua server ëmbëlsirat në tabaka të artë. Financiarisht jeni në luftë të përditshme. Shpënzimet janë luksoze në një kohë të papërshtatshme. Kapërcejeni këtë prag dhe nisni të kërkoni veten. Pika e dobët është mungesa e lidhjes me realitetin dhe çelësi i suksesit është pranimi i kritikave.








