
Aktori Albano Bogdo është suprizuar nga një letër e rrallë e shkruar nga motra e tij.
Në dedikimin e saj motra e aktorit shkruan se është e lumtur për marrëdhënien që ata kanë ndërtuar.
“Byro zemra ime, faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen që më ke dhënë dhe vijon të ma japësh në jetë. Bisedat me ty janë gjëja më e vyer për mua. Adhuroj mënyrën si më ke përçuar dashurinë e vëllait tek unë. Sa herë që flasim bashkë është një terapi më vete. Jam shumë e lumtur për marrëdhënien që kemi. Sigurisht që edhe ne kemi pasur ato zënkat tona. E kam shpirtin plot nga dashuria për ju…”, shkruhej në letër.
I përlotur Albano u shpreh se është gati të kalojë mallet për ta edhe pse tashmë janë rritur.
“Jam gati të kaloj male për ta edhe pse tashmë janë rritur, janë bërë të zotët e vetes.”, u shpreh Bogdo në “S’e Luan Topi”.








