
Aktorja e njohur Natalie Portman ka konfirmuar se është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të tretë, duke ndarë emocionet e kësaj periudhe të veçantë në jetën e saj.
44-vjeçarja, e cila tashmë është nënë e dy fëmijëve – Aleph, 14 vjeç dhe Amalia, 9 vjeç – nga martesa e saj me koreografin Benjamin Millepied, po përjeton sërish gëzimin e mëmësisë.
Në një intervistë për revistën Harper’s Bazaar, Portman u shpreh: “Jam jashtëzakonisht mirënjohëse. Është një privilegj i vërtetë, një mrekulli. Është diçka shumë e bukur dhe e gëzueshme, por edhe komplekse. E di sa me fat jam dhe ndihem thellësisht mirënjohëse.”
Aktorja ka konfirmuar gjithashtu lidhjen e saj me producentin francez Tanguy Destable, i njohur për bashkëpunimet me artistë si Woodkid.
Destable është baba i dy djemve, të lindur në vitet 2016 dhe 2020, nga lidhja e mëparshme me aktoren Louise Bourgoin.

