MAGAZINË /

"Një shtëpi të mbushur plot", Dafina Zeqiri zbulon sa fëmijë dëshiron të ketë

Shkruar nga Versus

"Një shtëpi të mbushur plot", Dafina Zeqiri zbulon sa

Në fund të tetorit të këtij viti, një prej këngëtareve më të njohura në estradën shqiptare, Dafina Zeqiri kurorëzoi dashurinë me biznesmenin Kreshnik Gjergji.

Pavarësisht martesës, këngëtarja nuk ka bërë asnjë mungesë në koncertet e shumta dhe ka sjellë vazhdimisht projekte, së fundmi albumin “The Absolute Vol. 2” që është në prag publikimi.

Me të duket se do të mbyllë vitin dhe copëzat e para të tij ka zgjedhur t’i ndajë përmes një interviste përballë Burim Pacollit. Por ndërsa ka një prodhimtari kaq të madhe, a ka ndërmend të ndalet? Ajo zbulon planet e së ardhmes dhe dëshirën për të kirjuar familje.

“Pas disa vitesh do të kem 3 fëmijë. Më pëlqen të kem një familje, të kem një shtëpi të mbushur”- është shprehur këngëtarja.

Dafina shton se ndoshta nuk do të realizojë kaq shumë koncerte, por beson se muzika do të jetë gjithnjë rruga e saj sepse e ka në zemër. Këngëtarja mendon se të pasurit fëmijë nuk do ta kufizojë dhe është e bindur se do të bëjë gjithçka.

Poll