MAGAZINË /

Njoftim zyrtar! Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 5″

Shkruar nga Versus

Njoftim zyrtar! Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP

Pas shumë pritjesh dhe aludimesh që qarkullonin prej muajsh, më në fund ka një datë zyrtare: “Big Brother VIP Albania 5” do të nisë në dhjetor.

Lajmi u konfirmua përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare të programit, duke i dhënë fund misterit që ka shoqëruar këtë edicion.

Por fansat kanë vënë re diçka të rëndësishme: nisja e këtij edicioni është e vonuar në krahasim me sezonet e mëparshme, të cilat zakonisht fillonin në tetor ose fillim-nëntor.

Kjo ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjete sociale, ku ndihet qartë padurimi i publikut.

Ndërkohë, një tjetër detaj ka ndezur edhe më shumë bisedat online. Ledion Liço, i shumëpërfolur si prezantuesi i “BBVA 5”, ka shpërndarë postimin zyrtar të Big Brother VIP Albania në rrjetet e tij sociale. Kjo lëvizje është parë nga fansat si një konfirmim i heshtur se ai do të jetë sërish në krye të spektaklit, ashtu si sezonin e fundit.

 

Poll