MAGAZINË /

Njoftimi i rëndësishëm / Vatikani: Papa Françesku kaloi një natë të...

Papa po lufton me pneumoninë - Dje, Vatikani e përshkroi gjendjen e tij si "kritike" për herë të parë

Shkruar nga Versus

Njoftimi i rëndësishëm / Vatikani: Papa Françesku kaloi

Papa Françesku pati një natë "të qetë " dhe çlodhëse, njoftoi Vatikani të dielën në mëngjes lidhur me gjendjen shëndetësore të kreut të Kishës Katolike, i cili që po lufton me një pneumoni të dyfishtë në spital. Papa u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt, pasi pati vështirësi në frymëmarrje për disa ditë dhe më pas u diagnostikua me pneumoni.

Vatikani e përshkroi gjendjen e tij si "kritike" për herë të parë dje, duke thënë se ai kishte nevojë për oksigjen shtesë dhe transfuzion gjaku atë ditë. Në të njëjtën kohë, siç u bë e ditur, Papa Françesku nuk do t'u drejtohet sot besimtarëve në meshën e së dielës, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Poll