
Mozzik është bërë objekt diskutimi pas blerjes së një ore luksoze Richard Mille, e cila kap vlerën e dy milionë dollarëve.
Për shkak të çmimit të lartë, autoritetet doganore ndërhynë për të kryer verifikimet standarde mbi origjinën e saj.
Megjithatë, lajmi nuk mbeti vetëm tek sportelet e doganës.
Në rrjetet sociale shpërtheu një debat i gjerë, me aludime dhe reagime të shumta nga fansat dhe personazhet e njohur të muzikës.
Një nga komentet që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ai i reperit Noizy.
Në një story ironik, ai shpërndau një faqe që shet replika orësh luksoze nga Kina, duke shkruar: “E du edhe unë një kështu urgjent”, të shoqëruar me emoji qeshjeje.
Në postime të tjera, Noizy përshkroi një “skenar imagjinar” për blerjen e një ore milionëshe dhe “harresën” për ta marrë në dyqan, duke bërë një aluzion të qartë mbi autenticitetin e orës së Mozzik.







