
Dodi Lukebakio, sulmuesi i Benficas, ka folur hapur për situatën e krijuar rreth akuzës për racizëm ndaj shokut të tij të skuadrës, Gianluca Prestianni, pas incidentit me Vinicius Junior në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve.
Gjatë një konference për shtyp, Lukebakio deklaroi se shpreson që akuzat të mos jenë të vërteta.
“Shpresoj që Prestianni nuk e tha atë. Sepse nëse është e vërtetë, unë nuk do ta pranoj. Unë jam kundër padrejtësisë. Çdo padrejtësi meriton pasoja”, tha ai, duke treguar se është i shqetësuar nga kjo situatë dhe i gatshëm që të shohë drejtësinë të zbatohet nëse pretendohet fjalë denigruese ndaj Vinit janë thënë.
Incidenti ndodhi në ndeshjen e parë të fazës së ‘play-off’-it e cila u zhvillua në Lisbonë, me Vinicius që shënoi golin e fitores për Real Madridin.
Gjatë festimit të golit, ai u përball me Prestiannin, i cili tërhoqi fanellën mbi gojë ndërsa i fliste brazilianit, një gjest që u interpretua nga Vini dhe disa shokë të tij si fjalë raciste. Versus.al

