MAGAZINË /

"Nuk e dija se kush ishte", Armina Mevlani rrëfen për herë të parë takimin me Shkëlzen Berishën

Shkruar nga Versus

"Nuk e dija se kush ishte", Armina Mevlani rrëfen për

Armina Mevlani ishte e ftuar në emisionin e Mira Kazhanit ku rrëfeu disa detaje rreth jetës së saj personale dhe bashkëshortore me Shkëlzen Berishën, i cili është djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Armina u shpreh se nuk kishte asnjë dijeni mbi identitetin e Shkëlzen Berishës.

“Kur e kam njohur Shkëlzenin, unë nuk e dija fare kush ishte. Për mua ishte thjesht një mashkull që më tërhiqte për mënyrën si mendonte. S’e kam kërkuar kurrë famën, as një partner me emër apo pushtet. Gjithmonë kam dashur dikë me të cilin të rritem bashkë profesionalisht dhe shpirtërisht”, rrëfeu ajo.

Përsa i takon raportit të ndërtuar me fëmijët e Shkëlzenit, Armina tha se ka patur një marrëdhënie shumë të shëndetshme me ta, duke i dhënë merita edhe nënës së tyre Sadije Berisha.

“Unë nuk mund t’i quaj fëmijët e mi, sepse jam rritur me ta. I kam ndjerë gjithmonë si motër e vëlla. Kemi kaluar një rrugëtim shumë të natyrshëm bashkë. Edhe vajza më ka thënë një herë: ‘Ne jemi rritur bashkë, ti ishe 22 vjeç, unë 10’. Kjo thotë shumë për lidhjen tonë”, tha Armina.

Pjesë nga biseda:

Mira Kazhani: Ke një raport të mirë të shëndetshëm me fëmijët e Shkëlzenit?

Armina Mevlani: Të dy prindërit kanë bërë një punë të mrekullueshme me ata të dy, sidomos edhe mamaja e tyre e cila i ka rritur. Sepse ata kanë shumë përgjegjësi, janë fëmijë që kurrë nuk kanë shkaktuar probleme në adoleshencën e vet dhe jemi mirëkuptuar. Versus.al

Poll