MAGAZINË /

'Nuk e kam hequr unë nga Instagrami' Kiara Tito i përgjigjet Donja Memës: Diskutim adoleshentesh!

Shkruar nga Versus
'Nuk e kam hequr unë nga Instagrami' Kiara Tito i përgjigjet
Kiara Tito/Donja Mema

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka reaguar publikisht pas deklaratës së Dojna Memës, e cila disa ditë më parë tha se Kiara e kishte hequr nga “followers” në Instagram pa asnjë arsye. Në një intervistë për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, Dojna kishte shprehur habinë e saj për këtë veprim, duke thënë:

“Kiara më ka hequr nga ‘followers’ dhe nuk e di pse, kot.”

Edhe pse nuk e zgjeroi komentimin, fjalët e saj lanë të kuptohej se mes dy moderatoreve dikur kishte ndodhur një ftohje.

Megjithatë, mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”, Kiara Tito vendosi të sqarojë situatën dhe t’i japë fund zërave që qarkullojnë prej ditësh në rrjete sociale.

“Nuk e kam hequr unë, më ka hequr Dojna vetë. Të diskutosh këtë është si diskutim adoleshentesh. Kemi qenë kolege, kemi pirë kafe, kemi ngrënë bukë në një shtëpi. Nëse do ishte kjo merakosje kaq e madhe, do të ishte bërë kjo bisedë jashtë kamerave,” – u shpreh Kiara.

Ajo shtoi më tej se shpesh është sulmuar pa të drejtë në media, por nuk ka dashur të viktimizohet apo të ndërtojë vëmendje mbi konfliktet me të tjerët:

“Hajde të themi emrin e Kiarës dhe hajde të klikohemi. Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve. Shumë herë jam sulmuar pa të drejtë, por nuk jam viktimizuar.”

Poll