MAGAZINË /

“Nuk flet më me mua”, Princi Harry rrëfen si rrallëherë marrëdhënien me të atit

Por intervista për BBC-në shënon një deklaratë më të drejtpërdrejtë, ku për herë të parë pranon hapur se nuk ka më komunikim me Mbretin Charles për shkak të kësaj çështjeje.

Shkruar nga Versus

“Nuk flet më me mua”, Princi Harry rrëfen si

 

Princi Harry ka deklaruar se nuk flet më me babain e tij, Mbretin Charles, dhe se arsyeja kryesore për këtë është çështja e sigurisë personale.

Në një intervistë të fundit për BBC, Harry tha se mbreti ka ndërprerë komunikimin me të pas konfliktit të nisur për heqjen e mbrojtjes policore nga ana e qeverisë britanike, vendim për të cilin ai ngriti padi, të cilën e humbi.

“Babai im nuk flet me mua për shkak të kësaj çështjeje të sigurisë,” u shpreh Harry.

Ai theksoi se siguria ka qenë gjithmonë një pikë e fortë përçarjeje mes tij dhe familjes mbretërore:“Pavarësisht gjithë zhurmës dhe historive që janë shkruar, kjo ka qenë gjithmonë pika kyçe.”

Harry ka folur edhe më parë për këtë temë, përfshirë intervistën me Oprah Winfrey në vitin 2021, dokumentarin “Harry & Meghan” në Netflix, si dhe në librin autobiografik Spare.

Por intervista për BBC-në shënon një deklaratë më të drejtpërdrejtë, ku për herë të parë pranon hapur se nuk ka më komunikim me Mbretin Charles për shkak të kësaj çështjeje.

Princi Harry tha se do të dëshironte një pajtim me familjen mbretërore dhe shpreson që raportet të përmirësohen në të ardhmen.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: